LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë"/Fjolla Morina bën dedikimin prekës

28 Prill 2019, 09:40, Aktualitet CNA
"Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar

Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar një ditë më parë këngën e saj të re në bashkëpunim me Valon Bytyqin- ?Si ta pranoj? dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe dhimbjen që dot nuk e pranojmë.

Ditën e sotme, ajo ka postuar në Instagram një foto të veshur me fustan dhe vellon e zezë, të cilën e shoqëron me nënshkrimin i cili tregon më shumë për këngën:

?Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurën tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për t?u shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse vetëm ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dike që është larguar nga kjo jetë, por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruani njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendosini ata në dritën më të mirë.?

Lajmet e fundit nga