LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhja me trafikantin e drogës dhe fshehja e hotelit/ Çlirim Shahini gënjeu Komisionin e Vettingut

28 Prill 2019, 09:13, Aktualitet CNA
Lidhja me trafikantin e drogës dhe fshehja e hotelit/ Çlirim Shahini

Çlirim Shahini, i cili drejtonte Prokurorinë e Lushnjës u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu  dhe  Xhensila Pine, arritën në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, Çlirim Shahini, ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë.

Sipas KPK-së, subjekti i rivlerësimit nuk ka mundur të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit administrativ me shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij, dhe të bindë trupin gjykues mbi pavërtetësinë e rezultateve të hetimit.

Bashkëpunimi me të inkriminuarit

Në datën 10.02.2013, Shahini ka marrë në përdorim mjetin, në pronësi të shtetasit A.D., lindur dhe banues në fshatin Mursi, Sarandë, për të lëvizur në Greqi.

Në lidhje me këtë, ai ka deklaruar se personat, të cilëve u ka marrë mjetet në përdorim, kanë qenë persona të njohur nga ana e tij. Nga ana e Komisionit, është kryer një hetim i thelluar, në lidhje me shtetasin A.D., prej të cilit ka rezultuar se ky shtetas ka ndërruar emër, pasi më parë ka mbajtur emrin N.D.

Në lidhje me këtë shtetas kanë rezultuar disa procedime penale si më poshtë: Procedim penal, datë 09.12.2014; akuza: pastrim i produkteve të veprës penale, sipas nenit 287 të Kodit Penal. Në datën 19.06.2015 është vendosur pushimi i procedimit nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi nuk është bërë e mundur të provohet nëse shtetasi A.D. të ketë kryer ndonjë vepër penale.

Me vendimin e datës 29.09.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasi N.D. është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të ?Dhënie ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit?, parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

Nga procesverbali i datës 23.04.2008 për arrestimin në flagrancë, rezulton se z. N.D. ka qenë i dënuar më parë në shtetin grek për trafikim të lëndëve narkotike. Bazuar në procesverbalin të datës 23.04.2008, për deklarimin nga persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime, z. N.D. deklaron se është kthyer në Shqipëri para tre vitesh, pasi ka dalë nga burgu, ku ka vuajtur dënimin për 9 vjet, për veprën penale të transportit të bimëve narkotike.

Justifikimi i prokurorit në KPK

Pas kalimit të barrës së provës, subjekti i rivlerësimit sqaroi se në pyetësorin standard të deklarimit ka deklaruar se në datën 10.02.2013 ka marrë në përdorim mjetin në pronësi të shtetasit A.D., lindur dhe banues në fshatin Mursi, Sarandë, për të lëvizur në Greqi.

Shahini ka deklaruar se me z. A.D. nuk ka pasur kontakte por njohje në distancë. Ka qenë duke frekuentuar kafen e mëngjesit në lokalin afër gjykatës dhe prokurorisë Sarandë, lokal të cilin e frekuentonim i gjithë stafi i gjykatës dhe prokurorisë.

Ky lokal është në pronësi të z. L. (V.) S., me të cilin Shahini ka konsumuar një problem familjar (vizitë mjekësore për bashkëshorten) dhe i ka kërkuar mjetin e tij, pasi lëvizte shpesh për në Greqi.

(V.) S. u shpreh se nuk kishte siguracion për në Greqi, por i ka ofruar makinën e të njohurit të tij (bashkëfshatarit), të z. A.D., mjeti i të cilit ishte i pajisur me dokumente të rregullta për të lëvizur jashtë shtetit.

Shahini ka thënë se në mungesë të dokumenteve të makinës, Z. A.D., pa i kushtuar shumë rëndësi, ka bërë aktin noterial dhe ka marrë mjetin e të sipërpërmendurit. Kur është kthyer nga Greqia, çelësat e makinës ia ka lënë z. L. (V.) S., i cili ka qenë në mbrëmje te lokali i tij. Për të qenë korrekt, të nesërmen e ka falënderuar shtetasin A.D., janë përshëndetur dhe nuk i ka lidhur asnjë lloj kontakti tjetër. Gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndikim nga personi në fjalë në punën e përditshme.

Objekti 2 kate plus papafingo 387 metër katror

KKP, kreu hetimin e tij të pavarur dhe vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme për procedurën e rivlerësimit, i cili konsistonte në verifikimin e vërtetësisë së deklarimeve në lidhje me gjendjen pasurore, burimet e krijimit, të ardhurat, shpenzimet, nëse ka konflikt interesi, fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë.

Për objektin 2 kate plus papafingo 387 metër katror, ndërtuar mbi objektin ekzistues, ndërtuar mbi objektin ekzistues trekatësh në emër të shtetasit D.R.

Faktet nga hetimi administrativ

Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar se ka përdorur deri në vitin 2014, për banim banesën në emër të shtetasit D.M.R., në lagjen nr. 4, në Sarandë. Në të njëjtën banesë ai ka ndërtuar dhe dy kate + papafingo në marrëveshje me z. D.R.

Për të vërtetuar deklarimin e tij ai ka depozituar deklaratën noteriale të datës 24.11.2018, të shtetasit D.R., i cili deklaron se subjektin e rivlerësimit e ka strehuar pa shpërblim për periudhën 2003 – 2015, ndërsa në një apartament me sipërfaqe 30 m2 në katin përdhes të po kësaj banese ka jetuar për një periudhë dyvjeçare, znj. Sh.Sh., nëna e Çlirim Shahinit.

Duke qenë se z. D.R. ka deklaruar se e ka strehuar subjektin e rivlerësimit pa shpërblim, si dhe e ka lejuar atë të ndërtojë mbi banesën e tij, në bazë të nenit 32/3, të ligjit 84/2016, ai përfshihet në personat e tjerë të lidhur dhe duhet të justifikojë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Shahinit i është kërkuar informacion në lidhje me ndërtimin e godinës trekatëshe të z. D.R., si dhe të provojë burimin e ligjshëm për ndërtimin e saj.

Në përgjigjen e tij ai sqaron se: ?Unë me z. D. R. kam qenë shumë i lidhur që në moshë të vogël, jemi në një moshë, marrëdhëniet e tij me vëllain e vet, z. A. R., i cili është bashkëshorti i motrës, janë shumë të mira. D., në vitin 2001 ka investuar në Sarandë godinën e sipërpërmendur. Më ka dhënë një apartament dhe në tjetrin jetonte vetë. Pas disa vitesh, duke qenë se kati i tij përdhes rrinte bosh, i kam kërkuar të jetonte nëna ime, fakt të cilin e ka pranuar dhe ka lejuar që nëna të jetonte në një garsonere me sip. 30 m2 për disa vjet. Në vitin 2011, duke qenë se marrëdhëniet tona ishin tepër të mira, unë i kam kërkuar D. nëse do të ndërtonte kate të tjera në objektin e tij. Më është shprehur se nuk do të investonte më. I kam kërkuar nëse më lejonte mua të ndërtoja dhe ka shfaqur dëshirën, së bashku me familjarët e tij që të ndërtoja.?

Nga hetimi administrativ rezultoi se, ndryshe nga sa deklaron, Çlirim Shahini e gjithë godina e ndërtuar nga ai dhe z. D. R. përdoret si njësi akomoduese

Fotot e depozituara nga subjekti i rivlerësimit nuk janë të një cilësie të mirë, si dhe nuk përputhen me fotot e publikuara në faqe të ndryshme në internet, ku e gjithë godina, përfshirë dhe tre katet e subjektit të rivlerësimit, promovohet si hotel. Nga fotot e publikuara në internet, të cilat janë shkarkuar dhe janë bërë pjesë e dosjes së hetimit administrativ, rezulton se dhomat janë të mobiluara dhe në gjendje shumë të mirë, fakt ky që nuk përputhet me gjendjen e pasqyruar në fotot e depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

Fotot e pasqyruara në disa ëebsite të dhënies me qira të njësive akomoduese për sezonin e verës promovojnë të gjithë ndërtesën, edhe katin e fundit të kësaj ndërtese si njësi akomodimi, duke e emërtuar penthouse, i cili është i mobiluar në mënyrë moderne dhe është funksional.

I gjithë dokumentacioni i dorëzuar është thjesht deklarativ dhe i pashoqëruar me dokumentacion provues nga organet tatimore, për të vërtetuar të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga toka bujqësore nga z. D.R. Deklarata noteriale nuk përputhet me aktin e marrjes së tokës në pronësi, pasi në të deklarohet se toka bujqësore është marrë në vitin 1991 ndërkohë ajo është marrë në vitin 1996.

Në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave për z. D. R., subjekti i rivlerësimit, pas kalimit të barrës së provës nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion provues për të vërtetuar se z. D. R. ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të ndërtuar godinën trekatëshe.

Dy deklaratat noteriale e datës 19.01.2019 dhe e datës 09.12.2013, nuk përputhen me njëra-tjetrën, pasi në njërën deklaratën deklarohet se në vitin 2002 është paguar shuma 2,500,000 lekë, ndërsa në deklaratën tjetër, deklarohet se shtëpia është blerë në vitin 2006.

Çmimin e shitjes në vlerën prej 3,000,000 lekësh të kësaj banese, për më tepër, nëse i referohemi dokumentacionit të dorëzuar nga subjekti i rivlerësimit, rezulton se kjo shumë është marrë në vitin 2002.  Nga ana e subjektit të rivlerësimit nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion provues për të provuar:

Ndërkohë godina në bazë të deklarimeve të subjektit, deklarata noteriale e vitit 2019, nuk mund të shërbejë si provë për të provuar veprime të kryera para 17 vjetësh, ndërkohë në deklaratën noteriale të datës 09.12.2013, nuk përcaktohet çmimi i shitjes.

Në lidhje me marrjen e shumës prej 3,000,000 lekësh dhe pagimin e detyrimeve përkatëse tatimore; pronësinë e D. dhe B. R. mbi këtë banesë, duke marrë në konsideratë faktin se në aktin e marrjes së tokës në pronësi, të datës 31.03.1996 (në këtë akt nuk lexohet mirë se kush është përfituesi, pasi është i fshirë), nuk rezulton t?i jetë dhënë ndonjë sipërfaqe trualli, z. M. R.

Çlirim Shahini nuk ka depozituar certifikatën familjare të z. M. R., në vitin 1991, për të vërtetuar se nga akti i marrjes së tokës në pronësi ka përfituar vetëm z. M. R., znj. B. R. dhe z. D. R., pasi nga vetëdeklarimet e subjektit të rivlerësimit rezulton se z. D. R. ka të paktën dhe një vëlla tjetër z. A. R. 61.

Deklarimet e tij nuk mbështeten në prova. Nga hetimi administrativ rezulton dhe është fakt se e gjithë godina, përfshirë edhe tre katet e subjektit të rivlerësimit, promovohet si njësi akomoduese.

Nga ana e tij është fshehur fakti se një pjesë e apartamenteve shfrytëzohej nga ana e z. D. R. gjatë sezonit të verës si njësi akomoduese. Për më tepër, ky aktivitet nuk rezulton i regjistruar pranë QKB-së, duke e vënë subjektin e rivlerësimit dhe në kushtet e fshehjes së një aktiviteti tregtar, për të cilin lindin edhe detyrime tatimore.

Subjektit të rivlerësimit i janë kërkuar foto të apartamenteve të tij, ku përfshihet dhe gjysma e pretenduar prej tij që i është dhënë në përdorim z. D. R. Nga ana e tij nuk është depozituar foto e kësaj gjysme, duke u fshehur ky fakt. Subjekti ka depozituar një video për të provuar sa pretendon, por trupi gjykues vlerëson se depozitimi i kesaj video nuk arrin te provoje te kunderten e barres se proves te kaluar.

Huaja 2,720,324  lekë marrë një shoqërie ndërtimi

Në deklaratën ?Vetting?, Çlirim Shahini, nuk e ka deklaruar si burim për krijimin e kësaj pasurie huanë e marrë tek shoqëria ndërtuese.

Nëse i referohemi edhe deklarimeve periodike vjetore, atë të viteve 2015 dhe 2016, kjo shifër është përmendur si detyrim (huaje) që subjekti i rivlerësimit i ka z. M. M., dhe jo si hua firmës ndërtuese, fakt i cili është i pasqyruar dhe likuiduar në vitet 2015 dhe 2016.

Sipas KPK, ai ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin për burimin e krijimit të kësaj pasurie, pasi në deklaratën ?Vetting? nuk është deklaruar si burim huaja e marrë ndaj shoqërisë së ndërtimit. Shpjegimet e tij nuk arritën të provojnë të kundërtën e barrës së provës për këtë pikë të rezultateve të hetimit sipas nenit D, paragrafi 5, të Aneksit të Kushtetutës./CNA.al

Fshehu vrasjen e 15 vjeçares?/ Si ka ndryshuar pasuria e “prokurorit të Llallës”

 

Ngec në ?rrjetë?/ Vettingu i ?pret? kokën prokurorit të Llallës

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga