Connect with Us

Goca, na vjen keq/Aktori më seksi në botë martohet me modelen amerikane

Aktualitet

Goca, na vjen keq/Aktori më seksi në botë martohet me modelen amerikane

Publikuar

-

Aktori me famë botërore dhe që adhurohet nga femrat anembanë botës, Idris Elba, ditën e djeshme ka kurorëzuar dashurinë në martesë me modelen dhe aktoren amerikane Sabrina Dhowre.

Dyshja vendosën që ta bëjnë celebrimin në Marakesh, Marok dhe sipas “British Vogue” gjithçka ishte përrallore dhe super e fshehtë.

Idris dhe Sabrina kanë preferuar që dasmën ta mbajnë tërësisht larg syrit të publikut, duke u martuar në prani të njerëzve më të afërt.Madje edhe në llogaritë përkatëse në Instagram, të sapomartuarit nuk kanë publikuar asnjë foto nga dasma, ndërkohë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mjaftohemi me fotot e bëra publike nga “British Vogue”.

LEXO EDHE:  Qytetet më të shtrenjta në botë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plane për fundjavën?/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme nuk pritet të ketë surpriza sa i përket motit.

Pritet një ndërhyrje e kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë orëve të mesditës sipas Meteoalb pritet të ketë një shtim të vranësirave ndërkohë që herë pas here do të ketë reshje shiu, madje në disa zona pritet shtrëngata.

Temperaturat do të jenë të ulëta. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE