Connect with Us

Deputeti i ri i “vë” syrin Spiropalit/ “Ajo i ka të gjitha instrumentat”

Aktualitet

Deputeti i ri i “vë” syrin Spiropalit/ “Ajo i ka të gjitha instrumentat”

Publikuar

-

Pas 22 vitesh Kolonja ka dy deputetë në Kuvend. Njëri është  deputeti i ri i PD-së Arlind Çaçani dhe Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali.

I pyetur nga gazeta “Tema” se ku qëndron ndryshimi mes të dyve, Çaçani ka thënë se është Qeveria dhe shkuarja e Spiropalit në Kolonjë vetëm për qoka.

“Një që vjen në Kolonjë vetëm për qoka apo në raste festash nuk quhet deputeti i zonës. Ndërsa një person i cili di hallet edhe problemet Kolonjës deri në fshatin më të largët mendoj se duhet të quhet deputeti i zonës. Edhe pse jemi dy deputetë ka ndryshime. Sepse zj. Spiropali është nq qeveri dhe ka gjithë instrumentat për ta zhvilluar këtë zonë që ka resurse pafund për ti shfrytëzuar dhe një në opozitë që të vetmin instrument ka fjalën. Po të ishte e kundërta ju siguroj që do bëja shumë për Kolonjën, sepse jam bir i saj”, ka thënë Çaçani./CNA.al

 

LEXO EDHE:  U propozua si kandidate për deputete të PD-së/ Reagon Edith Harxhi: Fituesit janë demokratët

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu thirrje prindërve: Për sigurinë e fëmijëve, mos neglizhoni masat e Covid

Publikuar

-

Nga

Në raportimin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rritje të rasteve me COVID-19, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat në kuadër të parandalimit të përhapje së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sjell në vëmendje edhe situatën në shkolla, ndërsa bën një apel ndërgjegjësues për kujdesin ndaj fëmijëve. Manastirliu thekson se prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë nga masat e vendosura.



“Të dashur prindër matni temperaturën e fëmijës çdo ditë, para se të shkojë në shkollë. Në rast se fëmija ka temperaturë ose rrufë/kollë, mos e dërgoni në shkollë dhe lidhuni me mjekun e familjes. Komunikoni me mësuesin kujdestar për gjendjen e fëmijës tuaj. Kujdesuni që fëmijët të kenë me vete maskën/barrierën mbrojtëse. Shmangi grumbullimet para shkollave dhe mos qëndroni në grup me prindër të tjerë”, janë disa nga këshillat për parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Astrit Patozi leksion Bashës/ Çfarë duhet të bëjë nëse kërkon rotacion

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar si shqetësuese, faktin që sipas tij PD po hesht në lidhje me draftin e paraqitur nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një intervistë për A2 CNN, Patozi theksoi se PD nuk e ka luksin e të humburit kohë dhe se ajo që duhet të bëjë është të dalë në fushë.

Nëse Basha kërkon vërtetë rotacion, Patozi tha se duhet të vihet në lëvizje.



“Ajo që vë re unë është heshtja e PD, e cila mesa duket është rehatuar me këtë draft.

LEXO EDHE:  Kur Elisa bën juristen dhe Rama konstitucionalistin

LEXO EDHE:  Kur Elisa bën juristen dhe Rama konstitucionalistin

Kërkesa për këshillim nga OSBE-ODIHR është instrument për të fituar kohë. Por çfarë i duhet koha PD-së, kur zgjedhjet po afrohen. Nëse do fitore duhet të jetë në fushë. Fakti që zvarritet shpreson nga një marëveshje me mazhorancën për të gjetur një formulë të ngjashme ose në rastin më të mirë, e bën që të shtyjë vendimin me aleatët e saj.

PD bashkë me aleatët kanë një vendim për të marrë, do garojnë me një listë apo secili më vete”-tha Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të Europës, ja sëmundjet që nxiten

Publikuar

-

Nga

Tirana u rendit ndër vendet me ndotjen më të lartë ajrit në Europë më 2017 sipas të dhënave të Eurostat, në librin rajonal vjetor publikuar së fundmi.

Siç shihet edhe në hartën bashkëngjitur ajri i Tiranës është me i ndotur se norma e BE 25 25 μg / m³ për grimcat e imëta. Rajonet me ajrin më të ndotur në Europë gjenden në Ballkan, në Italinë veriore.

Ajri i ndotur ka potencial të dëmtojë shëndetin e njeriutdhe mjedisit. Grimcat me përmbajtje, azotidioksidi dhe ozoni në nivelin e tokës paraqesin rreziqe të mëdha shëndetësore. Eurostat analizon se ekspozimet afatgjata në ambiente që kanë ndotje të madhe shoqërohet, ndër të tjera me ndikime, në sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes ose një rritje e incidencës së kancerit.

Harta bashkëngjitur paraqet informacion për rajonet e Europës në lidhje me nivelet mesatare të përqendrimit të grimcave (PM2.5 – grimca me diametër 2.5mikrometra ose më pak) ndaj të cilave ekspozohet popullata.

BE vendosi një kufi vjetor prej 25 μg / m³ për grimcat e imëta, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) vendosi një udhëzim më të rreptë, por jo-detyrues, ku përqendrimet mesatare vjetore nuk duhettejkalojnë 10 μg / m³ për të mbrojtur shëndetin e njeriut. PM2.5 konsiderohet nga OBSH si ndotësi me ndikimin më të lartë në shëndetin e njeriut.



Megjithëse cilësia e ajrit në BE përgjithësisht është përmirësuarnë dekadat e fundit, disa popullsi urbane kanë mbetur të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve të ajrit, si rezultat i aktiviteteve industriale dhe të transportit.

LEXO EDHE:  “Reagim i fortë ndaj Qeverisë”/ Deputeti i video-skandalit erotik zbardh aksionin opozitar

LEXO EDHE:  "Nënkryetari i LRI-së, një Fahri Balli i vockël"

Eurostat vë në dukje se ekspozimet më të larta të popullsisë ishinpërgjithësisht të regjistruara në rajone kryesisht urbanetë vendosura në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kroaci, Itali dhe Poloni).

Toka është një burim jetësor që mbështet prodhimin e ushqimit, ndërsa ndihmon në rregullimin e cilësisë së ujit dheluan një rol në larminë e specieve. Eurostat zbulon se ka një konkurrencë në rritje për burimet e fundme të tokës, e cila ka rezultuar me rritje në shumicën e shteteve.

Gjithashtu është rritur përdorimi I tokës për zhvillime urbane ose industrial si dhe infrastrukturën përkatëse. Këto ndryshime kanë implikime potenciale për funksionet e tokës (përfshirë depozitimin e karbonit)./Monitor

LEXO TE PLOTE