Connect with Us

Deklarata tronditëse/ Shqipëria, parajsë për kriminelët

Aktualitet

Deklarata tronditëse/ Shqipëria, parajsë për kriminelët

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizite që ka zhvilluar në Lubjanë, ka dhënë edhe një intervistë për median sllovene, “Delo”.

Gjatë kësaj interviste, kryedemokrati Basha e ka cilësuar Shqipërinë si një parajsë për kriminelët, pasi sipas tij krimi shkon gjithmonë aty ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale

I pyetur se pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?, Basha tha se “Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ Xhuvani e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh vrasjen/ “Pipi” e kishte shtëpinë 200 metra nga vendi i ngjarjes

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Hoxha bëri të ditur se ngjarja ka filluar për shkak të shfaqjen në qytetin e Elbasanit të tre furgonave të dyshimtë me persona që nuk flisnin në dialektin e Elbasanit.

Këto persona kanë ndaluar një militant të PS-së me një makinë tip “Benz ML” pasi kanë dyshuar se ai mund të ketë lista me emra të votuesve, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë është njoftuar edhe policia edhe patronazhistët e PS-së.

“‘Benzi ML’ është mjeti i një militanti të PS-së. Ai është ekspozuar qartësisht që ishte militant i PS-së dhe është ndaluar nga këta persona që lëviznin me furgona. Këta i kanë kërkuar këtij militantit të PS-së, se kanë dyshuar që ky mund të kishte elemenëtë si karta identiteti, lista, etj. Kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtoi momente janë njoftuar njëkohësisht edhe patronazhistët e PS dhe ndërkohë është njoftuar Policia e Shtetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje pak minuta para se të mbërrinin patrozhonistët. Aty kanë qenë të dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, dy patrulla të njësisë ‘Shqiponja’”, u shpreh ai në Abc News.

Sipas tij, Pjerin Xhuvani nuk ka qenë në makinën e ndaluar nga personat e dyshimtë, pork a shkuar në vendin e ngjarjes pasi ëhstë sinalizuar për ndalimin e militantit të PS-së.

LEXO EDHE:  Basha vijon turin në Korçë/ Pakt kombëtar për një Shqipëri ndryshe

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri, kurbani i marrëveshjes Rama-Basha, dhe Veliaj

Gazetari deklaroi se viktima e kishte shtëpinë 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Në momentin që policia ka ardhur aty dhe ka gjetur këtë situatë, ata dalin nga makina dhe afrohen  në vendin e ngjarjes. Mjeku psikiatër Pjerin, i cili njihet me emrin “Pipi”, nuk ka qenë në atë makinë. Ka ardhur aty se shtëpia e tij është rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ka ardhur për të ndihmuar personin që ishte ndaluar nga makina.

Janë dy armë deri tani që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur vdekjen mjeku psikiatër, ish-themelues i LSI-së së Elbasanit dhe mbas përplasjes duhet sqaruar kush e nisi. Situata u tensionua se kishin ardhur tre fugona në qytet dhe grupi tjetër u vu në lëvizje për të parë se kush janë këta person. Aty kanë qëlluar minimalisht dy armë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha zbardh dinamikën/ Si u dorëzua në zyrën e komandantit të RENEA Arbër Papleka

Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur gjithë dinamikën e dorëzimit në polici, të ish efektivit të RENEA Arbër Papleka, pasi vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin dhe plagosi katër të tjerë sot në Elbasan.

 “Arbër Papleka ka ardhur nga Elbasani, ka shkuar në repartin e RENA.  Ka shkuar në zyrën e komandantit, pa ditur gjë ai, dhe i ka thënë unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrijtjes dhe kam hapur zjarr në këtë situatë. Arma ime është kjo. Arma më rezulton me leje, por nuk duhet të qëndrojë në shtëpi.

Në moment që i ka dhënë versionine  tij të ngjarjes, menjëhrë komandanti ka njoftuar Drejtorinë e Policisë Tiranë. Menjehërë është marrë arma e tij, është prangosur dhe është cuar me pranga në policinë e Tiranës. Pra nuk është arrestuar por është dorëzuar.

Nga zyra e komandantit të RENEA dhe është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kjo është ajo që mund të themi mesiguri deri tani.

Ajo që duhet të theksojmë është se sot për këtë klasë politike, katër persona kanë shkuar mish për top.

Këta pas 26 prillit do ulen në një tyrezë, do ulen në Parlament, por ai që ka vdekur sot dhe ka lënë pas fëmijët.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE