Connect with Us

Basha flet për median sllovene/ Të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin

Aktualitet

Basha flet për median sllovene/ Të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin

Publikuar

-

servilizmi i lulzim basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES), ka zhvilluar një vizitë në Lubjanë, ku ka kryer disa takime politike dhe me investitorë.

Gjatë kësaj vizite, kryedemokrati Basha ka dhënë edhe një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, ku ka folur në lidhje me krizën politike të krijuar në vend.

Basha pohoi se Shqipërinë e shpëton vetëm një demokraci Europiane dhe ndëshkimi i të korruptuarve, ndërsa politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, sipas tij duhet të dënohen dhe jo të shpërblehen.

“Kemi biseduar për Shqipërinë, për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe për investimet sllovene në Shqipëri”- thotë Basha.

Kryedemokrati u shpreh se Sllovenia është  dhe mbetet shembull frymëzimi për Shqipërinë.

“Slloveninë e shohim si shembull si mund të shfrytëzohen potencialet tona, por edhe si mund të kapërcejmë problemet me të cilat është përballur më herët Sllovenia, duke ndjekur praktikat e mira”-shtoi ai.

Intervista e Bashës:

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide. Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja… Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek percaktimi I rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishmë ndëshkueshmërisë.

Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.

LEXO EDHE:  Vendi përballë koronavirusit/ Basha: E kanë matur, ja sa orë qendron Rama në ‘Fb’

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.

Sa do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj?

Është e rëndësishme që BE t’i mbetet besnik Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por, gjithsesi, e rëndësishme është që të përqendrohemi tek vetja jonë, tek plotësimi i kritereve për anëtarësim, në mënyrë që të rinjtë tanë, me ide në ekonomi, kulturë e arsim, t’i realizojnë në vendin tonë e jo të detyrohen të emigrojnë në shumicë, siç ndodh aktualisht.

Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen të djathtat sovraniste në Parlamentin Evropian.

Partia Demokratike e Shqipërisë është themeluar nën aspiratën që Shqipëria të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Tashmë jemi anëtarë të NATO-s. Po ashtu kemi marrë statusin kandidat për t’u futur në BE. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë prej 9 vitesh pa viza brenda hapësirës Shengen. Por, fatkeqësisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjetër në 2013-ën, në Shqipëri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po ndërmerren reformat e duhura.

Por trendi i të djathtës europiane mbetet përforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i mëtejshëm…

Ndjek me preokupim zhvillime të tilla. Detyra jonë është të ndërtojmë klimën e besimit dhe të plotësojmë kushtet e kërkuara për anëtarësim në BE, anëtaresim që vendit tim do t’i sjellë shumë përfitime, si në lëvizjen e lirë të njerëzve, ashtu edhe të kapitalit, punës, ideve dhe heqjes së shumë pengesave e kufijve.

Une jam i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të antarsimit

Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?

Gjithnjë kujdesemi për kontakte sa më të mira me SHBA-të, pasi me mbështetjen e Amerikës jemi bërë anëtar të NATO-s. Të mos harrojmë edhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në pavarësimin e Kosovës. Por bashkëpunimi me SHBA-të nuk përjashton në asnjë mënyrë dëshirën tonë që të jemi anëtarë me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.

Si e komentoni valën e migrimeve masive?

Dëshira për një jetë më të mirë ka sjellë gjithmonë lëvizjen e njerëzve. Duhet të kuptojmë se valët migratore, në fakt, nuk mund të parandalohen nga asnjë pengesë teknike, prandaj Europa duhet të kujdeset që nga emigracioni të nxjerrin përfitime të dy palët, si ardhësit, edhe pritësit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes që me këto valë migratore të mos kalojnë njerëz me ideologji të caktuara apo terroristë. Migrimet e pakontrolluara duhet të parandalohen, por pa u mbërthyer nga ksenofobia dhe racizmi.

Disa politikanë, kolegë tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe një diskursi ksenofob për të përfituar pikë politike.

Dritëshkurtësia në lidhje me problemet e migracionit të pakontrolluar ka sjellë edhe zgjidhje dritëshkurtër. Politikanët nuk po i identifikojnë arsyet e vërteta të migracionit, prandaj edhe strehohen tek një diskurs ksenofob, që nuk i shërben askujt.

Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në Maratonën e Tiranës,  morën pjesë rreth 2500 atletë, ku garuan në kategoritë Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe  “Ëe too”.

Maratona,  ku 1000 vinin nga e gjithë bot aka përfunduar në mesditë ku janë shpallur edhe fituesit për secilën nga kategoritë.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj



Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

LEXO EDHE:  Basha del nga karantina për pazar dhe bën thirrje/ Ruani distancën 1,5 metër

LEXO EDHE:  Byrektorja e Bashës “del nga shinat”/ Shumica e shqiptarëve votojnë PS

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  “Rikthehen situatat si ato të 90-tës”/ Ibsen Elezi: Lulëzimsat e sotëm janë me keq se enveristët

LEXO EDHE:  Lulzim Basha takim sekret me Ilir Metën

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Video-Basha urdhëron Spahon/ Zbardhet biseda telefonike

LEXO EDHE:  Vendi përballë koronavirusit/ Basha: E kanë matur, ja sa orë qendron Rama në ‘Fb’

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE