Connect with Us

Akuzat e forta/ Edi Rama mbështetës i krimit, grabitës i shqiptarëve

Aktualitet

Akuzat e forta/ Edi Rama mbështetës i krimit, grabitës i shqiptarëve

Publikuar

-

rama mesazh opozites

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Edi Rama nuk iu ka lënë asgjë shqiptarëve, pasi sipas tij, ka zgjedhur të grabisë paratë e qytetarëve.

“Ky Ekzekutiv është pjella më e keqe e bashkimit të Autoritarizmit Psikopatik me Krimin dhe Edi Ramën në mes të tyre si ura lidhëse mes të dyve”-shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Autoritarizmi Psikopatik,Krimi dhe Edi Rama ne mes!!

Autoritarizmi Psikopatik eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.

Eshte Autoritarizem, sepse shperdoron e dhunon cdo ligj si dhe te drejten per te vene firmen ne cdo shkrese antiligjore shteti me qellimin e vetem grabitjen e parave e interesave publike, eshte edhe Psikopatik sepse nuk bazohet as tek logjika,as tek ekulibrat e medha shoqerore as te politika e arsyes,por thjesht te histeria e grabitjes dhe e padijes.

I gjithe Autoritarizmi Psikopatik ka me vete ne cdo cast e
ne cdo veprim, Krimin.

Ka Krimin kur grabit zgjedhjet, ka Krimin kur grabit miliarda leke para’ shteterore me koncesione e tendera, ka Krimin kur dhunon qytetaret, ka Krimin kur behen zgjedhje ne universitete,ka Krimin kur i mbyll gojen drejtesise e prokurorise,ka Krimin kur ha dreka e darka me ta,ka Krimin kur shantazhon njerez te ndershem,qe e duan kete vend.

Mes Autoritarizmit Psikopatik dhe Krimit qendron Edi Rama; zoterues e shperdorues i pushtetit ne njeren ane dhe perdorues e mbeshtetes i krimit nga ana tjeter.

Edi Rama nuk u ka sjelle asgje te mire shqiptareve.

Ai erdhi dhe po iken duke lene pas nje model te pacipe hajduterie shteterore

Ai erdhi dhe po iken,por qindra drejtuesve shteterore te te gjitha niveleve, do tju dale per shume kohe gjumi naten, si bashkeautore dhe bashkepergjegjes te kesaj hajduterie te udhehequr nga Edi Rama.

Ai erdhi dhe po iken duke lene pas nje destrukturim shkaterrimtar te Ekzekutivit edhe si strukture edhe si nivel profesional edhe si pushtet thellesisht i korruptuae,edhe si dhunuese e pashembullt e ligjit.

Ky Ekzekutiv eshte pjella me e keqe e bashkimit te Autoritarizmit Psikopatik me Krimin dhe Edi Ramen ne mes te tyre si ura lidhese mes te dyve.

Blerja e zgjedhjeve permes krimit eshte provuar tashme publikisht, juridikisht e moralisht.

Çdo kryeminister me minimumin e psiqikes dhe ndergjegjes normale do te ishte vetelarguar me kohe.

Do te ishte larguar sic kane bere shume kryeministra ne Shqiperi dhe ne bote, te cilet nuk kane qene pergjegjes asfare te nje kriminalizimi te tille si i Edi Rames,por vetem sepse tensionimet politike jua kane kerkuar jane larguar.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Por Edi Rama i ka duart e lidhura sepse pushtetin ekzekutiv e ka krimbur ne pergjegjesi te renda pa shpetim dhe litaret e krimit i rrine pas qafe.

Sot ky Autoritarizem Psikopatik i bere njesh me krimin eshte nje precedent,qe Europa e pas Luftes se Dyte Boterore nuk e ka pare ne asnje vend te saj.

I quajtur Kolumbia e Europes ky eshte pushteti i Edi Rames dhe njeherazi precedenti me i padegjuar,me i rrezikshem modeli me shkaterrimtar per demokracine,dhe si tille kjo lloj qeverisjeje duhet shembur me cdo mjet.

Djegja e mandateve te opozites ishte dhe mbetet kushtrimi per asgjesimin e Shtetit Demokratik ne te gjitha zhtyllat e tij, kriminalizimit shteteror pa precedent dhe te Kolumbizimit te Shqiperise nga rilindja e Edi Rames.

Asgjesimi i zgjedhjeve dhe asgjesimi i hetimit te prokurorise per krimin zgjedhor te bere publik nga VOA eshte fshehja e pa precedent e krimit elektoral,qe polli pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.

Cdo qendrim,aksion politik dhe veprim publik sot natyrshem do te jete i pa precedent, sepse e tille e paprecedent dhe shume e rende eshte situata e krijuar nga autoritarizmi psikopatik i bere njesh me krimin e Edi Rames.

Sot Edi Rama flet me orë te tera kunder opozites,por nuk guxon te flase asnje minute kunder krimit,
sot Edi Rama serish flet me ore te tera kunder opozites, por asnje minute kunder korrupsionit,
sot ai flet me ore te tera kunder qytetareve protestues,por asnje minute kunder krimineleve dhe trafikantet qe rrembejne pronat tek Unaza e Re,tek Bregi i Lumit,
sot flet me ore te tera per Moniken dhe Lulin, por as guxon tu zere as emrin me goje krimineleve ane e mbane vendit,
sot arreston femije,gra e te moshuar,por as nuk guxon te arrestoje e as tu afrohet krimineleve e trafikanteve.

Vetem nje Psikopati Autokratike kriminale,qe eshte ulur ne karrigen e kryeministrit mund ta guxoje nje kriminalizim te ketyre permasave.

Ndaj te gjithe brenda dhe jashte Shqiperise,ne Europe e SHBA,ne politike e diplomaci,ne shqip dhe ne anglisht duhet te pranojne se mbyllën syte perpara ketij modeli paprecedent te kriminalizimit shteteror.

Sot te gjithe e kane per detyre te mbeshtesin betejen e shqiptateve per ta zhbërë dhe shkaterruar kete model kriminal shteteror me cdo mjet dhe veprim qe natyrshem do te jete demokratik dhe Asimetrik,sepse Autoritarizmi Psikopatik dhe Krimi,me Edi Ramen ne mes do te thote mbreterimi i antishtetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Dëshmi e një pazari kriminelësh

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ngjelës/ Ja cilat janë partitë që do të shpërbëhen

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi tronditës/ Rama po luan rulotën ruse, do ketë pasoja të mëdha

LEXO EDHE:  Fotot nga ishulli/Rama deklaron hapjen dhe investime per Sazanin

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: