Connect with Us

Zbuloni disa nga trendet e ‘mërzitshme’ që nuk do të heqim dorë as këtë vit

Aktualitet

Zbuloni disa nga trendet e ‘mërzitshme’ që nuk do të heqim dorë as këtë vit

Publikuar

-

Viti i kaluar mund të ketë rezervuar shumë trende të rëndësishme, por edhe 2019-ta ka surpriza!

Nga xhaketat “oversize” te këmishat mëndafshi këtu do të gjeni 6 nga trendet që do t’i rezistojnë kohës për shumë gjatë:

1.Xhaketa “oversize”

2.Çanta e thjeshtë e supit

3.Sandalet sportive

4.Këmisha mëndafshi

5.Fundi bezhë poshtë gjurit

6.Fustani i bardhë pambuku

LEXO EDHE:  4 trendet e getave që do të na bëjnë të dukemi më elegante dhe më të gjata

Burimi: WhoWhatWear

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  Foto/ Trendet e frikshme të bukurisë me famë botërore

LEXO EDHE:  Tetë trendet që duhet t’u themi lamtumirë në 2019-n, pa derdhur pikë loti

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Publikuar

-

Nga

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vaksinimi kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por në një njoftim të lëshuar për media theksoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, vaksinimi edhe në komunat e tjera do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit.

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Foto-Trendet e palltove të këtij viti që duhet t’i dini para se të blini një

LEXO EDHE:  Foto-Trendet e palltove të këtij viti që duhet t’i dini para se të blini një

Tollovia nxiti edhe reagimin e partive opozitare në Kosovë, të cilat e akuzuan Qeverinë për dështim në menaxhimin e vaksinimit.
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë tha se të premten, deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3,100 qytetarë të Kosovës.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Ja se çfarë tregon shkronja M, në pëllëmbën e dorës suaj

LEXO EDHE:  9 trendet e xhinsit që do t’i shikojmë kudo nëpër rrugë këtë vit

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE