LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtypi i ditës, e shtunë, 27 Prill 2019

27 Prill 2019, 06:23, Aktualitet CNA
Shtypi i ditës, e shtunë, 27 Prill 2019

Këto janë faqet e para, të shtypit për ditën e sotme, e shtunë, 27 Prill 2019.

E përditshmja “Shqiptarja.com”, vendin kryesor në faqe të parë ia ka kushtuar kronikës, me grabitjen e Rinasit, “Arrestohet i gjashti për grabitjen në Rinas, dëshmia që e fundosi”, për të vijuar me një lajm nga ekonomia, ” Legalizimet,ja pronarët që marrin 850 mijë euro nga buxheti i shtetit”.

Gazeta “Mapo”, vjen me lajmin kryesor, “A do shpëtojë Merkel, Isa Boletinin”, për të vijuar më tej me “Monika “fallxhorja”, që po këkron të rithemelojë LSI”.

Gazeta “Koha Jonë”, hapet me lajmin ” Rama: Burg Opozitës”, Basha: Bllokim rrugëve”, dhe vijon më tej me lajmin “Ditmir Bushati: Qeveria ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet sot Shkodra. Nuk jam i kënaqur me Rilindjen urbane”.

“Gazeta Shqiptare”, vjen me lajm kryesor nga ekonomia,” Kompesimi, shpërndahen 105 milionë lekë për pronarët”, për të vijuar më tej me ngjarjen e Rinasit “Dëshmia e Alkond Bengasit: Ju tregoj bandën e Rinasit. Daja nga Kosova në pranga.”

“Kriza Kushtetuese dhe politike. Flasin deputetet e LSI”. Ky është lajmi kryesor, me të cilin hapet gazeta “Standart”.

Lajmet e fundit nga