“Merruni me burrat tuaj”/E dashura e Justin Bieber acarohet pas akuzave për bashkëshortin – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

“Merruni me burrat tuaj”/E dashura e Justin Bieber acarohet pas akuzave për bashkëshortin

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme fansat vunë re se Bieber kishte në historinë e kërkimit të Google performancën e Selena Gomez në Coachella. Pse duhet të kërkonte ish të dashurën? Por Justin gjithashtu e ka shpjeguar:

“Doli pasi unë dhe gruaja ime po shihnim performancën time në Coachella. E saja filloi menjëherë pas meje sepse ka të bëjë me gjërat e ngjashme. Shumë mirë që ajo ishtë në Coachella gjithashtu, është mrekulli. Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk e dija që ishte aty dhe nuk e mendova dy herë. Ende nuk kam asgjë për të fshehur…”

Po për Hailey Baldwin, tashmë Hailey Bieber, gjithçka e ka një limit. Pas komenteve në Instagram që shpreheshin se Justin Bieber i përkiste ish të dashurës, Selena Gomez dhe se Hailey e shkatërroi atë, modelja ka vendosur t’i japë një përgjigje.

“Ju fëmijët e internetit duhet të mësoni realisht t’i lini gjërat pas. Jemi të rritur që kemi gjëra më të mira për të bërë sesa të harxhojmë kohën për të shpjeguar diçka vetëm që ju të ndaloni fantazitë tuaja deluzionale. Nuk do rri e ulur këtu dhe të lë përndjekësit obsesivë të më thonë mua për burrin tim. Nëse doni të flisni për burrin e dikujt, atëherë shkoni dhe gjeni tuajin. Natën e mirë!!!”- shkroi ajo në një InstaStory, të cilin më pas vendosi ta fshinte.

LEXO EDHE:  "Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur"/ E dashura e reperit shqiptar "kërcënon" vajzat

Në postimin pasardhës, Hailey shkroi: “Thjesht t’ju kujtoj diçka: askush nga ne nuk e ka zgjidhur këtë gjë që quhet jetë.” Këtë e shoqëroi dhe më një shprehje dedikuar grave nga Amy Poehler:

“Gratë kritikohen vazhdimisht që janë shumë emocionale. A mund të na lejoni të jemi po aq të çrregullta, të paqëndrueshme dhe mediokre sa burrat? Duhet të jemi gjithnjë të duruara, speciale,të afta të përshtatemi?”

 

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

LEXO EDHE:  "Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur"/ E dashura e reperit shqiptar "kërcënon" vajzat

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Publikuar

-

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, ditën  e djeshme ka publikuar kënëgn e saj më të re të titulluar “Swag”.

Në tekstin e këngës flitej për jetën luksoze që bën këngëtarja si dhe thumbonte koleget e saj.

Të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe e kanë klikuar këngën. Një ndër ta ishte dhe këngëtari me famë botërore Jason Derulo, i cili duket se e ka pëlqyer shumë këngën e Morenës pasi ka lënë në koment dy “emoji flakë”.

LEXO EDHE:  "Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur"/ E dashura e reperit shqiptar "kërcënon" vajzat

Le të kujtojmë se prej vitesh këngëtarja është zhvendosur dhe jeton në Turqi, ku është vlerësuar edhe me çmime në disa evente të rëndësishme muzikore.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shpesh herë i tregon me krenari sukseset e vajzave të saj.

Së fundi Manjola ka zbuluar një nga arritjet e vajzës së saj të vogël Sindit, e cila ka përfunduar me sukses studimet në shollën 9 vjeçare dhe madje me fletë lavdërimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Manjola Nallbani me anë të një fotoje në Instagram ku shihet vlerësimi që ka marrë Sindi.

LEXO EDHE:  "Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur"/ E dashura e reperit shqiptar "kërcënon" vajzat

Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending