LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuptimi i nishaneve/Si është domethënia e tyre?

27 Prill 2019, 12:10, Lifestyle CNA
Kuptimi i nishaneve/Si është domethënia e tyre?

1. Nishani në vetull

Ju keni shumë fat në aspektin financiar. Njerëz të tillë janë seriozë, të përgjegjshëm, zemërmirë dhe shumë të talentuar në biznes.

2. Nishanet në mjekër

Personifikimi i një jetë të paqëdrueshme, punë që ndryshojnë vazhdimisht dhe lëvizje të shpeshta shtëpish. Pas moshës së mesme, njerëzit me një nishan të tillë do të ndihen të frustruar dhe të shqetësuar për problemet e fëmijëve të tyre.

3. Nishanet në pjesën e sipërme të kokës.

Nishanet në pjesën lart të kokës simbolizojnë jetëgjatësi dhe fat të mirë që shpesh bëhet burim zilie për të tjerët. Ky lloj nishani shpesh është i vështirë për tu dalluar, vetëm nëse jeni tullacë. Diçka është e sigurtë. Ai nishan mund t?ua kthejë ditën më të keqe në atë më me shumë fat.

4. Nishanet në ballë

Keni fat mesatar, lidhje të dobëta me kushërinjt dhe të afërmit dhe gjasat për të jetuar larg vendlindjes janë të mëdha. Nëse nishani ndodhet në mes të ballit, kjo tregon pjekuri mendore, njeri të paqtë dhe vitet  e fundit të jetës do t?i keni të mbushura plot lumturi.

 

5. Nishani në njërën anë të hundës

Zakonisht nishani në këtë pjesë të fytyrës flet për një mungesë serioziteti dhe njerëz që i marrin gjërat me lehtësi, diçka  që ndikon në zhvillimin e karrierës. Ata përpiqen të fitojnë besimin e të tjerëve lehtësisht dhe kanë paqëndrueshmëi ekonomike. Nëse nishani është simetrik, simbolizon fat të mirë në karrierë dhe përshtatshmëri të fortë. Mesi i jetës vjen me shumë fat dhe lumturi për të tillë njerëz.

6. Nishani në vesh

Është shenjë e pastër pasurie!  Njerëz të tillë konsiderohen të talentuar, madje madje të bekuar. Gjasat që të bëhen shpejt të suksesshëm dhe të pasur janë të mëdha.

Lajmet e fundit nga