LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Zinxhiri i vrasjeve në Shkodër do të vijojë

26 Prill 2019, 12:02, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Zinxhiri i vrasjeve

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përshëndetur sot operacionin e policisë në Shkodër, ku u arrestuan dy nga autorët e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Bilali, por ka paralajmëruar se policia ka fituar një betejë, dhe jo luftën.

I ftuar në Report TV, gazetari Hoxha tha se zinxhiri i vrasjeve në Shkodër do të vazhdojë, nëse nuk zbardhen 11 vrasjet e bujshme që kanë ndodhur në këtë qytet.

?Zinxhiri i vrasjeve në Shkodër do vazhdojë nëse nuk zbulohen 11 vrasjet dhe arrestohen autorët. Nëse nuk ndodh kjo, në Shkodër rreziku është shumë i lartë. Policia ka fituar një betejë, por jo luftën?-tha  Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga