LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më këndonte himnin çdo mëngjes”/ Rama tallet keq me Bashën

26 Prill 2019, 15:46, Aktualitet CNA
“Më këndonte himnin çdo mëngjes”/ Rama tallet

Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij me banorët e Shkodrës, nën siglën ?Bashkia që Duam?, foli rreth protestave të opozitës.

Rama e krahasoi revoltën e opozitës me protestën e bërë përpara dy viteve në çadrën e lirisë nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Rama zbuloi se, në 2017-tën, i është lutur Lulzim Bashës, duke i dhënë ato çfarë kërkoi.

?Para dy vitesh Luli u fut në çadër, poshtë kryeministrisë. Vinte që në mëngjes, më këndonte himnin, aty poshtë punës, dhe ikte e flinte gjumë, dhe turistët në çadër i fusnin ca birra deri sa të vinte Luli pasdite të këndonte himnin prap. Ç’kam hequr duke iu lutur. Sa i jam lut Lulit në 2017 nuk i jam lut të gjithë njerëzve në jetën time. I dhashë çfarë kërkoi. Dua këtë, na këtë, dua këtë tjetrën na dhe këtë tjetrën, jo po dua edhe këtë, na edhe këtë. Vetëm mua mos më kërko Lul se jam i martuar.?,-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga