LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi kërcënon me jetë Ramën?/ Shqiptarët dinë të qëllojnë në shenjë

26 Prill 2019, 10:11, Aktualitet CNA
Kryemadhi kërcënon me jetë Ramën?/ Shqiptarët dinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ashpërsuar tonet sot në drejtim të kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së saj në komitetin drejtues të LRI-së, Kryemadhi ka kërcënuar publikisht Ramën, ndërsa u shpreh se ?Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s’do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s’ka për ta falur asnjëri kudo që është. I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla. Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar. Kandidatët do të dalin nga strukturat partiake, do të futen në një proces një anëtar një votë. Jo vetëm kandidatë për deputet, por edhe për kryetar bashkie dhe këshilltar bashkia, tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi paralajmëroi se shpërthimi i qytetarëve nuk do jetë më në drejtim të ambasadave, por sipas saj ?shqiptarët do të shpërthejnë kundër Edi Ramës dhe bazave të tij kriminale?.

Lajmet e fundit nga