LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish deputetja “kryqëzon” Ramën/ “Mjeran, i neveritshëm”

26 Prill 2019, 18:20, Aktualitet CNA
Ish deputetja “kryqëzon” Ramën/ “Mjeran, i

“Erdhi fshehtas si hajdut, i ra nga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër, kudo i shoqëruar me dhjetra forca speciale dhe policë, e më pas na u krekos si gjeli maje plehut para turmës të vënë në rresht, me drejtorë dhe nëpunës të administratës..,”- shkruan ish deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, rreth vizitë së sotme të Kryeministrit në Shkodër.

Reagimi i ish deputetes është pjesë e një postimi në rrjetet sociale, ku ajo e quan Ramën  ?pinjoll blloku?.

Në shkrimin e saj, Ulqinaku falenderon banorët e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe që nuk u bënë pjesë e shfaqjes së neveritëshme të Kryeminstrit, por iu kundërpërgjigjën duke  protestuar per të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Erdhi fshehtas si hajdut, i ra nga rrugët dytësore për të hyrë në Shkodër, kudo i shoqëruar me dhjetra forca speciale dhe policë, e më pas na u krekos si gjeli maje plehut para turmës të vënë në rresht, me drejtorë dhe nëpunës të administratës, edhe këta të njoftuar mbrëmë, natën vonë, me kode, si njësiti guerril.

Njeri më mjeran dhe politikan më të neveritshëm se kryeministri ynë gjatë vizitës së sotme në Shkodër e Malësi të Madhe nuk ke mundur të shohësh. Kaq poshtë i kishte rënë dhe elokuenca këtë herë, saqë batutat bajate i kishte vetëm me Paulinin, ah po dhe ?më rrafe, të rrafa? që e përsëriste dhe lëvizte krahun papushim, sikur ishte duke notuar dhe jo duke folur, apo thënia për investimet në Shkodër ?..kemi bërë shumë, por nuk po i numëroj se çfarë kemi bërë?.

Dhe më e neveritshmja, padyshim ishte kur pinjolli i Bllokut i foli shkodranëve për komunizmin.

E pa dhe vetë mjerani se shkodranët e malësorët nuk mund të pranojnë më keqqeverisjen e tij, nuk mund të pranojnë të heshtin përballë grabitjes që po i bën çdo gjëje në këtë vend e sesi po shkatërron të ardhmen e tyre. Prandaj dukej sikur po fliste me veten, se dhe sejmenët vendali me atë buzëqeshjen e ngrirë në fytyrat si meme, më shumë numëronin dhe ruanin ata që i kishin sjellë, se mos i fironin pa u mbyllur takimi, sesa dëgjonin shefin e madh.

Sot , në Shkodër dhe Malësi të Madhe u luajt një farsë me dy skena, ku buratinë ishin ai që interpretonte dhe ata që e dëgjonin. Takime farsë, për zgjedhje farsë. Medet çfarë kohe jetojmë. Dua t?i falenderoj shumë qytetarët shkodranë për reagimin e tyre, ata që bashkë me simpatizantët e Partisë Demokratike dolën për të bllokuar rrugën, si edhe ata që refuzuan të bëhen pjesë e shfaqjes së neveritshme të kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga