Connect with Us

Grabitja në Rinas/ Del “blof” Sandër Lleshaj

Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Del “blof” Sandër Lleshaj

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pasi e akuzuara Elona Bici, mbrëmjen e kaluar, mohoi në mënyrë kategorike të ishte e përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Bici e ka nxjerrë blof policinë dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij, dita e djehsme ka shënuar një dështim spektakolar, sipas tij, të skenarit të montuar nga Fred Alizoti.

“Pas nje farse te damkosur akuzash ndaj njerezve qe nuk kishin asnje lidhje me vjedhjen shteterore te shekullit por me eksperience ne skenar kalp, te perdorur per maskimin e vjedhjes se pare, dje skenaristet i nxori cullak horra siç jane e akuzuara e radhes, femra sipas tyre ish police Elona Bici,”– shkruan Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë i Berishës:

Elona i nxorri horrat te pafytyre siç jane!

Deshtim spektakolar i operacionit Fred Alizoti Bis.

Do hidhet ne treg deshmitari i rreme Fred Alizoti 3.

Te dashur miq, dita e djeshme shenoi deshtimin spektakolar dhe perfundimitar te skenarit te montuar te njohur me emrin kod Fred Alizoti Bis. Pas nje farse te damkosur akuzash ndaj njerezve qe nuk kishin asnje lidhje me vjedhjen shteterore te shekullit por me eksperience ne skenar kalp, te perdorur per maskimin e vjedhjes se pare, dje skenaristet i nxori cullak horra siç jane e akuzuara e radhes, femra sipas tyre ish police Elona Bici.

LEXO EDHE:  Video-Thirrja e fortë e Berishës/ Bashkohuni kundër gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite

Skenaristet e skenarit Fred Alizoti Bis, autoret e vertet te grabitjes se shekullit e akuzonin Elonen se ajo kishte qene ne operacion madje edhe ne barkun e avionit te thaset, se kishte marre pjese ne djegien e furgonit dhe transferimin e thaseve me para etj etj.

Ne amoralitetin e tyre autoret e grabitjes se shekullit e akuzuan Elonen edhe per marredhenie intime me njerin prej anetareve te bandes.

Por fale nje gazetareje investigative, Elona Bici iu tha shqiptareve me ze dhe ne figure se ajo prej nje viti ndodhej ne Gjermani dhe se nuk kishte veshur kurre uniformen e policise.

Keshtu, pas trillimeve vulgare te djegjes se parave nga Vasal Kimiku dhe atyre  te puntorit te nje servisi per kunata, dajo, etj etj, Alkond Bengasit, te akuzuar dhe perdorur edhe per grabitjen e vitit 2016 u mblodh dje me urgjence shtabi i grabitjes shteterore te shekullit me ne krye kreun e meduzes Edivin Kristaq Hajnin dhe nenkryetar Gjeneral Kanabisin, Ndrikull Reformaton dhe Don Agaçion dhe ne panik e te tronditur gjer ne palce urdheruan badiguardin e Eskobarit gjer sot ne dreke te kete gjetur Fred Alizotin e trete dhe skenarin e tij origjinal, mundesisht qe te lidhe grabitjen me terroristet. Te presim, afati i ultimatumit skadon ne ora 14:00! sb

U akuzua si bashkëpunëtore në grabitjen e Rinasit/ Flet Elona Bici

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Berisha: Lidhjet e Ilir Metës me krimin dhe korrupsionin nuk kanë kufi

LEXO EDHE:  Foto-Rama në overdozë/ Humbet vetëdijen gjatë transmetimit live

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Berisha denoncon skandalin/ Shefi i hetimit të SHKB në fushatë me Ramën

LEXO EDHE:  Ministrja e Ramës akuzohet për trafik të qënieve njerëzore/ Merr 11 mijë euro për person

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: