LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për Kryeprokuror/ E preferuara e Llallës dorëzon kërkesën pranë KLP-së

26 Prill 2019, 10:31, Aktualitet CNA
Gara për Kryeprokuror/ E preferuara e Llallës dorëzon

Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçajt ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë pjesë në garën për Prokuror i Përgjithshëm.

Kujtojmë se prokurorja Memcaj, ka qenë një nga prokuroret e përkrahura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016.

Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.

CNA.al ka zbardhur më parë edhe pasurinë e prokurores Memçaj, të cilen mund ta lexoni në linkun më poshtë:

Prokurorja Fatjona Memçaj në ?ethe?/ Pasuria i ?pret? kokën?

Lajmet e fundit nga