Connect with Us

Foto-Nga vjedhja e arit tek grabitja e Rinasit/ Kush është “Daja”

Aktualitet

Foto-Nga vjedhja e arit tek grabitja e Rinasit/ Kush është “Daja”

Publikuar

-

Grabitja në Rinas

Ragip Haxhiajdini i njohur me pseudonimin “Daja”, sipas dëshmisë së Alkond Bengasit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, është personi i gjashtë i arrestuar nga Policia për grabitjen e ndodhur në datën 09 Prill në aeroportin e Rinasit.

50 vjeçari kosovar u arrestua pasditen e sotme, pas një operacioni sekret të Policisë së Shtetit në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Por kush  është Ragip Haxhiajdini?

Haxhiajdini, 50 vjeçari nga Peja nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2012 u akuzua për vjedhjen e 25 kilogramëve ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Në vitin 2017, bashkëpunëtori i ngushtë i Admir Muratajt dyshohet të ketë qenë pjesë e një bande që grabitën një bankë në Istog, ku humbi jetën dhe një efektiv policie gjatë shkëmbimit të zjarrit.

LEXO EDHE:  Kartolina e Krishtlindjeve bëhet virale në këtë familje/ Njerëzit vunë re një detaj qesharak

Emri i tij, si i përfshirë në grabitjen e Rinasit, doli pas dëshmise së Alkond Bengasit, i cili dha vetëm pseudonimin e tij “Daja”, por theksoi gjatë dëshmisë se po ti vihej përpara një foto e tij, ai do ta njihte menjëherë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Fotot/ Një model “vrastar” si Hamilton

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha këshillon Ramën: Ler drogën se do thyesh kokën!

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të mërkurë muajin e Shenjtë të Ramazanit që kulmon me faljen e Fiter Bajramit mëngjesin e të enjtes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë edhe udhëzimet për faljen e Bajramit i cili do të falet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja në Vlorë/ Arrestohen pesë autorët e dyshuar, sekuestrohen dy automjete

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

– Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE