Connect with Us

Falimenton kompania e sigurimeve “INSIG” në Kosovë

Aktualitet

Falimenton kompania e sigurimeve “INSIG” në Kosovë

Publikuar

-

Kompania e sigurimeve INSIG në Kosovë ka falimentuar.  Bordi i  Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendimin që kjo kompani të mos vazhdojë punën. Në vendimin e Bordit thuhet se Kompania e Sigurimit  “INSIG” ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.  BQK ka treguar se revokimi i licencës së Kompanisë së Sigurimit “INSIG” nuk rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit te sigurimeve në Kosovë.

“Bordi Ekzekutiv i BQK-se merr vendim për revokim të licencës  së  kompanisë së  sigurimeve së  SH.A. “Insig” Dega në Kosovë. Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, që rrjedhin nga neni 36 dhe 67 i Ligjit për BQK-në, si dhe në pajtim me nenin 16, nenin 99, nenin 100 dhe nenin 124 të Ligjit për Sigurimet, në takimin e mbajtur me datë 26 prill 2019, Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka marrë Vendim që Kompanisë së Sigurimit “Insig” SH.A., Dega Kosovë, t’i revokohet Licenca Nr. 003 e datës 25 mars 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore e BQK-së”, thuhet në vendimin e BQK.

BQK ka treguar se kompania e Sigurimit  “Insig” SH.A., Dega Kosovë, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.

“Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për të skanuar gjendjen financiare të Kompanisë së Sigurimit “Insig” SH.A., Dega Kosovë.  Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk ka arritur të përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.

Në të njëjtën kohë, Aksionari i Kompanisë së Sigurimit “Insig” Dega Kosovë nuk i është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi.

“Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për të plotësuar kërkesat e kapitalit ka vënë në rrezik serioz kapacitetet e Kompanisë për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë. Prandaj, me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithësi, BQK-ja duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për BQK dhe Ligji për Sigurimet, ka marrë vendim për revokimin e Licencës së Kompanisë”.

BQK tregon procedurat për likuidatorët

BQK-ja ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm, sipas Kapitullit 18 të Ligjit Nr. 05/L-045 për Sigurimet duke emëruar Likuidatorin, i cili do drejtojë Kompaninë e Sigurimit në Likuidim “Insig” dhe do të siguroj trajtim të drejtë dhe të barabartë, gjithmonë në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, ndaj të gjithë kreditorëve.

“Me emërimin e Likuidator, pushojnë të gjitha përgjegjësitë e administratorit, të Bordi Drejtues dhe Menaxhmentit të Kompanisë në raport me menaxhimin e Kompanisë. Likuidatori do të jetë në dispozicion të shqyrtimit të të gjitha kërkesave,  në radhë të parë të policëmbajtësve dhe si dhe kreditorëve të tjerë. Likuidatori do të raportojë në baza mujore në BQK lidhur me mbarëvajtjen e përmbushjes së detyrimeve ndaj kreditorëve. Në të njëjtën kohë likuidatori gjithashtu do të njoftojë më detajisht të gjithë kreditorët dhe palët e tjera me interes lidhur me mënyrën e komunikimit dhe do të siguroj kontakte të telefonit, emailit dhe lokacionin për paraqitjen e të gjitha kërkesave të policëmbajtësve dhe kreditorëve të tjerë”.

Banka Qendrore udhëzon të gjithë policëmbajtësit dhe kreditorët e tjerë që të përcjellin njoftimet në ditët në vijim nga Likuidatori dhe BQK-ja lidhur me udhëzimet mbi procesimin e kërkesave që kanë në raport me Kompaninë e Sigurimit në Likuidim “Insig”.

LEXO EDHE:  Qeveria: Opozita nuk e beri te mundur raportimin e Mustafes

“BQK-ja, në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara nga Ligji për Bankën Qendrore dhe ligjet tjera përkatëse që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve financiare, do të vazhdojë aktivitetet e saj për të siguruar përputhje të plotë të veprimtarisë së institucioneve financiare me kërkesat e përcaktuara nga ligjet dhe rregulloret në fuqi. Ruajtja e aftësisë së institucioneve financiare për të përmbushur detyrimet financiare ka një rëndësi shumë të madhe për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, që paraqet edhe objektivin primar të BQK-së”.

Prandaj, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, BQK-ja mbetet e përkushtuar që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të sistemit financiar në vend, duke i siguruar ekonomisë së vendit një sistem financiar në funksion të zhvillimit dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe një sistem që ofron siguri për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve financiare.

Banka Qendrore ka treguar se revokimi i licencës së Kompanisë së Sigurimit “Insig” nuk rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit te sigurimeve në Kosovë. Sistemi financiar i Kosovës, që nga fillimi i funksionimit të tij, ka pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ka shërbyer si burim i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik në vend.

“Në vitet e fundit, kemi një përshpejtim të rritjes së aktivitetit pothuajse në të gjithë komponentët e sistemit financiar, përderisa edhe treguesit e performancës dhe qëndrueshmërisë kanë shënuar përmirësim të mëtejmë. Për sa i përket sektorit të sigurimeve në veçanti, aktiviteti i këtij sektori po vazhdon të rritet, përderisa masat rregullative dhe mbikëqyrëse të ndërmarra nga ana e BQK-së kanë rezultuar në një performancë financiare pozitive të këtij sektori, pas një periudhe mjaft të gjatë me humbje.  Prandaj, ne zotohemi që do të vazhdojmë me ndërmarrjen e të gjitha masave që i parasheh ligji në mënyrë që në tregun tonë të lejojmë operimin e vetëm atyre institucioneve financiare që janë të afta t’i kontribuojnë zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar dhe ekonomisë së vendit, si dhe t’i kontribuojnë fuqizimit të mëtejmë të stabilitetit financiar”, thuhet në fund të njoftimin që ka bërë BQK.

Insig Kosova

INSIG Kosova u themelua në vitin 2002 nga INSIG Shqipëri e cila zotërohej në ato vite në 100 për qind të kuotave nga shteti shqiptar dhe konkretisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në vitin 2016 u bë edhe privatizimi i plotë i INSIG sh.a nga kompania Eurosig sh.a çka bëri që nën kompaninë privatizuese të kalonin edhe degët në Kosovë dhe Maqedoni./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Misioni ynë është komunikimi pa ndërprerje

Publikuar

-

Nga

Dielli i këtyre ditëve po fshin nga kujtesa ditët e ftohta dhe me dëborë që kaluam pak javë më parë. Në kushtet e izolimit nga pandemia, temperaturat e bënë një ‘sakrificë’ daljen nga shtëpia, sidomos për zonat ku bora nuk u kursye në dendësi. Ajo që na mbeti për të ruajtur lidhjet me njerëzit ishte përsëri telefoni, interneti, videot, fotot dhe çdo mjet komunikimi elektronik. Por, rrjeti që arrin tek telefonat tanë, brenda ngrohtësisë së shtëpisë, në fakt vjen nga majat më të larta, më të vështira për t’u aksesuar: nga stacionet e antenave.

Megjithatë, nevoja për t’i aksesuar këto vendndodhje nuk është vetëm kur instalohen fillimisht. Ato kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, nga profesionistë teknik dhe inxhinerë që shkojnë fizikisht tek antenat, pavarësisht se ndonjëherë majat e tyre duken mbi re.

Duke u nisur nga kurjoziteti për të kuptuar sfidat e kësaj pune, kontaktuam operatorin ONE Telecommunications dhe Përgjegjësi i Operimeve në Terren, në Departamentin e Rrjetit, Benan Dibra, na tregoi për përvojat e tyre për rregullimin e antenave në raste defektesh.

Ai na zbuloi se në zyrat qendrore të ONE ndodhet bërthama e monitorimit të rrjetit të të gjithë Shqipërisë. Mirëmbajtja dhe monitorimi i rrjetit përfshin të gjitha pajisjet e instaluara që ofrojnë shërbim mobile për klientët e ONE Telecommunications. Këto monitorojnë gjithë rrjetin, 24 orë, çdo ditë të vitit. Këto struktura shfaqin alarme në kohë reale, për çdo problem që ndodh në stacion. Më pas vlerësohet ndërhyrja dhe hapat që duhen ndërmarrë.

Antenat e transmetimit ndodhen në disa prej majave më të larta malore, në çdo cep të Shqipërisë, që nga Llogaraja e deri në Tropojë. Kullat e transmetimit dërgojnë valët tek antenat e qyteteve dhe që më pas arrijnë në telefonat tanë.

Gjatë muajve të dimrit, nevoja për riparime është edhe më e shpeshtë ndërsa rruga për të arritur deri tek ato vende bëhet shumë e vështirë nga kushtet atmosferike.

Benani i ka ende shumë të freskëta vizitat e fundit në terren, të cilat prej 21 viteve që ai punon në ONE, kanë qenë të vazhdueshme. Ai shprehet se “jo vetëm që shkojmë, por na duhet edhe të qëndrojmë me orë të zgjatura deri sa të sigurohemi që defektet janë rregulluar dhe shërbimet janë rivënë në shërbim të abonentëve”.

“Moti i keq shton numrin e defekteve dhe në të njëjtën kohë bën aksesimin e stacioneve, të pamundur me mjete normale 4×4. Për këtë arsye, përdoren mjete speciale, me zinxhirë apo motorrë bore. Shumë shpesh, mjeti që të çon në vendet më të paaksesueshme janë këmbët tona. Ajo që ndodh më shpesh është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione. Këtë e kemi zgjidhur duke i furnizuar vazhdimisht me gjeneratorë, të cilët sa më shumë të përdoren aq më shpesh duhet të furnizohen. Por, shkarkimet atmosferike dhe era e fortë, shkaktojnë ndërprerje të punës edhe të gjeneratorit. Ky është rasti kur kërkohet vajtja emergjente në stacion.

LEXO EDHE:  Arti i sfiduar nga pandemia

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i viktimave

Gjatë muajve të fundit, përvojat më e vështira që kemi patur kanë qenë problematikat në Llogara dhe në Peshkopi. Stacioni i Llogarasë shërben si nyje transmetimi për zonën e jugut dhe kryesisht aksin Orikum – Himarë. Shkarkimet elektrike nga moti i keq dëmtuan të gjitha aparaturat e instaluara, si pasojë e zjarrit. Kjo kërkonte zëvendësimin, riinstalimin dhe konfigurimin e të gjitha pajisjeve, nga e para.

Përfshirë këtu edhe punimet në ambjentet e jashtme të antenës. Së bashku me Julian Dishën, Pandi Demirin, Avdyl Hajdarin, Lulzim Rekën, Ylber Hoxhaj, Arlind Sinojmerin dhe Genci Gjecin ndërhymë menjëherë dhe në bashkëpunim edhe me kompanitë e tjera që kryejmë punimet në terren, bëmë të mundur të rivendosnim në punë të gjitha aparaturat si edhe të rikthenim shërbimin tek abonentët brenda 2.5 ditëve. Kjo punë ishte arritje e madhe për ne, duke marr parasysh edhe kushtet ekstreme të motit, me temperatura shumë gradë nën 0, me shira dhe erë të fortë. E njëjta përvojë ishte edhe për rivendosjen e shërbimeve të ONE, në rastin e Peshkopisë ku problematika ishte vetëm me furnizimin me energji elektrike, për shkak të rrufeve.

Kjo duket një punë heroike dhe mendja menjëherë të shkon tek masat e sigurisë që duhet të marrin njerëzit që shkojnë në vende të tilla.

Benani na sqaron se ONE e ka prioritet sigurinë e teknikëve dhe se të gjithë pajisen me mjete speciale që përdoren për të aksesuar stacionet, mjetet e sigurisë për t’u ngjitur në kullë apo veshjet mbrojtëse ndaj të ftohtit. Gjithashtu, herë pas here, teknikët kryejnë trajnime për punimet në lartësi dhe përdorimin e të gjitha masave mbrojtëse. “Ofrimi i shërbimit sa më të mirë dhe të vazhdueshëm për abonentët tanë, nuk na vendos në kushte rreziku, por vështirësitë ekzistojnë, pa dyshim.”

Pavarësisht këtyre vështirësive, teknikët e ONE nuk e humbasin fokusin gjatë punës së tyre, që është minimizimi në maksimum i impaktit të defekteve tek shërbimet që ONE u ofron abonentëve.

Kjo punë kaq sfiduese, energjike dhe ambicioze ka për mision që të mbajë komunikimin e njerëzve gjallë, të kenë të gjithë mundësi të lidhen përmes rrjetit me njëri tjetrin. Kjo është ajo që e mban Benanin dhe gjithë inxhinierët elektronik dhe teknik në këtë sektor të angazhuar prej kaq shumë vitesh në ONE Telecommunications./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  E trishtë/ Covid i merr jetën një tjetër mjeku

LEXO EDHE:  Falimenton “Fly Ernest”

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  Kapja e drejtësisë nga krimi/ Kosovë, thirrje për vetting

LEXO EDHE:  E trishtë/ Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE