LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-Një mashtrues si Ervin Salianji/ Dënimet e vëllait nga Anglia në Gjermani

26 Prill 2019, 09:53, Aktualitet CNA
Faktet-Një mashtrues si Ervin Salianji/ Dënimet e vëllait nga

Një deputet që bën moral. Shet veten si të ndershëm dhe larg botës së krimit, por në fakt rezulton që e vërteta të jetë krejt ndryshe.

Përtej një videoskandali me një gjuhë perverse në Parlament, skandalet e deputetit të Lulit, Ervin Salianji nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, duket se është kapur “i gjallë” me zë dhe figurë, duke treguar se është një mashtrues publik, tashmë totalisht i dalë boje, dhe një politikan që nuk i duhet as dreqit.

Për të zbardhur gjithçka, po rendisim një e nga një faktet që vërtetojnë se ish-deputeti i video-skandalit erotik me G.D, e identifikuar më pas nga mediat si Grida Duma, të dy tashmë të ndarë nga lidhjet e atëhershme dhe të dy shumë afër njër-tjetrit, rezulton të mos jetë gjë tjetër veçse skandalozi i Bashës që nuk di të ndalet në horllëqet e tij.

Në datën 26 Mars 2019, ditën e Martë, në orën 22:00, emisioni ?Opinion? i Blendi Fevziut në TV Klan, u përfshi nga një debat i ashpër. Mjaftoi një pyetje e gazetarit Lorenc Vangjeli, drejtuar ish deputetit Salianji, se: a kishte ai një vëlla të dënuar në vendet e BE-së?

Ervini menjëherë shpërtheu në akuza, gazetarin e quajti “xhepist”, pyetjen e quajti “shpifje” dhe mohoi gjithçka.

Më poshtë po sjellim videon e plotë në Opinion:

Video në emisionin Arena:

Menjëherë, të nesërmen, mediat filluan zbardhjen e së vërtetës. CNA.al raportoi e para identitetin e vëllait të Ervin Salianjit, raportoi faktin se ai kishte qënë i arrestuar për një vjedhje në Gjermani dhe se identitetet e vëllait ishin ndryshuar gjatë kohës kur babai i tij, Bujar Salianji, drejtonte komunën e Lozhanit. (linku i shkrimit)

Pas zbardhjes së fakteve, se vëllai i Ervinit, Aleks Kaçani, ekzistonte, se ishte dënuar në vendet e BE-së dhe kishte disa identitete të ndryshme, deputeti i video skandalit erotik, gjeti një tjetër zgjidhje.

Pas mohimit në emisionin ?Opinion?, të Premten e datës 29 Mars, deputeti mandatdjegur Ervin Salianji, shkon në emisionin ?Java? të Lorenc Vangjelit, pas ndërhyrjes së Preç Zogajt.

I pyetur nga gazetari Artan Hoxha për të vëllain, ndryshe nga sa kishte bërë në emisionin “Opinion” dhe në “Arena” të moderatorit Dritan Hila, videon e së cilës e keni më sipër, përballë dy personave që ua kishte mohuar vëllain e tij Live tek Blendi Fevziu, tani ndryshonte versionet. Këtë herë nga ekrani i RTSH-së, Ervin Salianji tha se ishte e vërtetë që vëllai i tij ekzistonte dhe e kishte ndryshuar identitetin për shkak të letrave të tij si kosovar, por sërish e mohoi që ai të ketë qënë i dënuar dhe të ketë pasur probleme me Drejtësinë.

Video e plotë:

Por, në datën 26 Prill, në një investigim të gazetarit Adriatik Doçi, shqiptarja.com boton dokumentat origjinalë, që nga çertifikatat e lindjes, deri tek dënimet e vëllait të Salianjit në Britani apo në Gjermani.

CNA.al ka mundur të sigurojë informacione të tjera shtesë nga burime zyrtare në Interpolit.

Shtetasi Aleks Kaçani, ndryshe i njohur si Klodian Xhengo dhe Klodian Kaçani, të gjitha këto ndryshime i ka bërë për vetëm 12 ditë në Komunën e drejtuar nga babai i tij dhe kolegët e babait. Vëllai i ish deputetit të listës Basha, rezulton një person i dënuar dhe për këtë Interpoli ka një informacion të plotë.

Referuar shkresave zyrtare që disponon CNA.al dënimin e parë Aleks Kaçani e ka marrë për mashtrim dhe të dytin për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara, me qëllim vënien në përdorim për falsifikim. Është dënuar me 9 muaj e 37 ditë burg në Britaninë e Madhe, saktësisht në Irlandën e Veriut, në Prill të vitit 2006. Ndërkohë, dënimi është dhënë gjatë kohës që në pushtet ka qënë qeveria e PD-së.

Dënimin e dytë e ka marrë në Gjermani, në Maj të 2017-ës, ku është kapur për vjedhje në rrethana rënduese dhe më pas është dëbuar, pas pagesës së shumës së garancisë.

CNA.al disponon të gjitha dokumentat e dënimeve të vëllait të Ervin Salianjit dhe gjithçka lidhet me të, përfshirë këtu të dhëna konfidenciale zyrtare.

Tashmë është e vërtetuar nga videot e mësipërme dhe dokumentat e sjella nga CNA.al, por edhe nga ato të botuara nga kolegët, se vëllai i ish deputetit Ervin Salianji është kontigjent i krimit. Gjurmët e tij të para të gishtave janë marrë në Brazil, dhe Interpoli ka çdo të dhënë në lidhje me këtë person.

Më poshtë dokumentet ekskluzive të siguruara nga CNA.al:

Por, përtej faktit dhe jetës apo aktivitetit të vëllait, i cili realisht është në rrugëtimin e tij dhe mban përgjegjësi për çdo veprim që ai kryen, qëndron Ervini, i cili me mohimin që i bëri vëllait të tij dhe me lojën e ndyrë mediatike bëri që vëllai i tij të kthehet në “gjah” për mediat.

Pasi e mohoi dy herë, Ervini e pranoi, por sërish mohoi dënimet e vëllait të tij, kur deklaronte se ai nuk kishte asnjë të dënuar në rrethin e tij të afërt dhe për këtë ishte i gatshëm të mbante edhe përgjegjësi politike.

Një pjesë të dosjeve të vëllait po i sjellim me foto. Të njëjtat dokumenta u janë vënë në dispozicion edhe zyrtarëve të PD-së, për t?u njohur me të vërtetën dhe mashtrimet e bëra nga ish deputeti.

Ervini deklaroi për Artan Hoxhën se kishtë bërë padi për publikuesin e lajmit të parë, duke thënë se gjithcka ishte një shpifje. Sot, pas kalimit të gati një muaji, mësojmë se nuk ka asnjë padi, të paktën për CNA.al, e cila për të disatën herë ia ka çjerrë maskën e mashtruesit ish deputetit qesharak të Lulzimit.

Në fillim vëllain e mohoi dy herë, pastaj e pranoi dhe mohoi dënimet. Më lart janë të plota videot, por edhe dokumentet, e në qoftë se është kaq politikan me moral le të marrë përgjegjësinë që i takon, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Mashtruesi ngelet një mashtrues, prandaj dhe Basha ka zgjedhur si veten e tij, prandaj e mban pas dhe prandaj e bëri edhe deputet.

Nuk ka më arsye për tu quajtur ish deputeti i PD-së, apo i listës së Lulit, Ervin Salianji, por thjeshtë mashtruesi i vendosur në lista nga mashtruesi, tashmë i kapur ?i gjallë? dhe me fakte e prova të pakontestueshme.

CNA.al është e gatshme t?ia vërë në dispozicion dokumentat autentik të siguruara, kudo dhe kurdoherë.

(Më poshtë do të gjeni të gjitha shkrimet mbi këtë debat)/ CNA.al

Sherri/Salianji: E di si të fluturoj apo jo? Lorenc Vangjeli: O trimi?

Vangjeli- Salianjit: Bastin e ke me gjykatën, ose je mashtrues ose budalla që ta hodhën ?Babalet?

Zbulohen dokumentet/ Vëllai i Salianjit kontigjent kriminal në BE

Foto-Skandali i dënimit në Gjermani/ Salianji mohon vëllain

Salianji pranon vëllain që mohoi

 

Lajmet e fundit nga