LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do të bëhem nënë"/Këngëtarja shqiptare zbulon lajmin e bukur në një mënyrë të veçantë

26 Prill 2019, 10:10, Lifestyle CNA
"Do të bëhem nënë"/Këngëtarja shqiptare

Ende pa kaluar viti i parë si e martuar me partnerin shumëvjeçar, Fiori, kengetarja Rona Nishliu ka dhënë një lajm të bukur. ?RTV21? shkruan se në kopertinën e albumit të ri që ka prezantuar, Rona ka bërë një dedikim dhe ka treguar se shumë shpejt do të bëhet nënë.

Këngëtarja ia dedikon fëmijës së saj albumin dhe gjithë fëmijëve të tjerë që duhet të njihen me muzikën tonë kombëtare.

Rona besohet të jetë disamuajshe, nisur dhe nga njoftimi që ka bërë si më poshtë:

?Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin?, shkruhet në album.

Lajmet e fundit nga