LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha premton rritjen e rrogave për bluzat e bardha/ Shëndetësia falas, tallje me shqiptarët

26 Prill 2019, 11:09, Aktualitet CNA
Basha premton rritjen e rrogave për bluzat e bardha/ Shëndetësia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në takimin me temë ?Sistemet shëndetësore vizione dhe sfida?.

Basha ka akuzuar qeverinë socialiste për një keq menaxhim të shëndetësisë, ndërsa theksoi ?Në spitale mungojnë medikamentet, shëndetësia falas është një tallje e drejtëpërdrejtë me popullin, gjendja e spitaleve është katastrofale dhe qytetarët  detyrohen të shkojnë drejt privatit.?

Sipas kryedemokratit Basha, problemet nuk zgjidhen sa hap e mbyll sytë, por PD ka  nisur një hap të rëndësishëm për shëndetësinë e vendit tonë, me gjermanët.

Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur  një diskutim me të gjitha grupet për të hartuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.  Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi  dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.  Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet?-shtoi Basha.

Lajmet e fundit nga