Connect with Us

A është e vërtetë? Marjana Kondi zbulon sa është paguar në filmin “2 gisht mjaltë”

Aktualitet

A është e vërtetë? Marjana Kondi zbulon sa është paguar në filmin “2 gisht mjaltë”

Publikuar

-

Filmi “Dy gisht mjaltë” padiskutim është një nga komeditë shqiptare që ka korrur shumë sukses, ku dy protagonistët kryesorë janë këngëtarja e njohur Elvana Gjata dhe moderatori Ermal Mamaqi.

Pjesë e filmit ishte edhe aktorja e mirënjohur Marjana Kondi, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit” që transmetohet në “InTv”.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu edhe sa është paguar për filmin “2 gisht mjaltë” dhe ne le të bëjmë sikur e besuam.

“U diskutua shumë online pagesa jote, ti je e kënaqur nga ajo pagesa që ke marrë?”- e pyeti moderatori Ermal Peçi.

Ndërkohë me shaka, Marjana iu përgjigj: “Sigurisht, për gjërat që kalojnë, kalojnë! Megjithatë jam shumë e kënaqur. Ajo ishte vetëm 10 euro. Kaq, nuk ishte më tepër. Ermal Mamaqi je shumë fantastik!”

LEXO EDHE:  Pjesë e klipit të Nora Istrefit/ Gazetarja tregon shifrën qesharake me të cilën është paguar

Ndërsa në vijim, moderatori e pyeti nëse ajo do ta ribënte nëse do t’i jepej mundësia, dhe sërish nuk mungoi humori në përgjigjen e aktores: “Do ta bëja vetëm me një euro.”

Gjithashtu Marjana foli edhe për raportin me këngëtaren Elvana Gjata, ku theksoi: “Ishte shumë korrekte. Ishte e përgjegjshme për ato që xjironte sepse nuk pranonte vetëm një dubël, donte të jepte maksimumin e saj!”/Burimi:intv

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  “Gangsterë dhe injorantë me smartphone”/Filmi për shqiptarët “acaron” ambasadorin shqiptar në Britani

LEXO EDHE:  10 mijë lekë të reja çdo muaj/ Rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për ushtarakët

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Një film për Angela Merkelin

 

LEXO EDHE:  10 mijë lekë të reja çdo muaj/ Rikthehet pagesa shtesë e ushqimit për ushtarakët

 

 

LEXO TE PLOTE