Connect with Us

30 vite më e re/Balerina ruse i “vjedh” zemrën Johny Depp, së shpejti do të martohen

Aktualitet

30 vite më e re/Balerina ruse i “vjedh” zemrën Johny Depp, së shpejti do të martohen

Publikuar

-

Aktori i famshem Johnny Depp sipas “Mail Online” po shoqërohet me një balerinë ruse 30 vjet më të re dhe sipas mediave po planifikojnë martesën. Aktori hollivudian dhe Polina Glen po jetojnë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dhe ajo e ka shoqëruar në sheshxhirimet e filmave dhe në turnetë me grupin “Hollywood Vampires”.

LEXO EDHE:  Zbulon shkenca: Këto dy vite janë më të lumturit e jetës suaj

Polina është një balerinë e formuar dhe koreografe, rreth 25 vjeçe, nga Shën Pjetërburgu. “Mail Online” shkruan se lidhja mes tyre duket serioze dhe Polina beson se ata do të martohen dhe se aktori dëshiron të shkojë në Rusi për t’u takuar me prindërit e saj.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përplasjet në Kuvend/ Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin: Më kërcënoi fizikisht

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në Kuvend/ Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin: Më kërcënoi fizikisht

Seanca parlamentare e ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, është shoqëruar me përplasje dhe debate të forta, ku është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Osmani ka ndërprerë seancen pas përplasjes me deputetin e LDK, Xhavit Ukaj.

Ndërkohë, lidhur me këtë incident ka reaguar vetë kryetarja e Kuvendit, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka denoncuar deputetin e LDK-së në polici.

Osmani shprehet se Ukaj e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Nga

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Një 69-vjeçare është gjetur e pajesë në një resort turistik, në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Mësohet se viktima është 69-vjeçarja me inicialet L.P.

Burimet bëjnë të ditur se ajo është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në një dhomë të resortit, nga vajza e saj.

Policia dhe ambulanca kane shkuar ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, sa do arrijnë temperturat

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, sa do arrijnë temperturat

Fundjava do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Sipas SHMU, në Alpe dhe përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtesi 1-8m/s, ndersa në orët e pasdites të së diel era fiton intensitet deri në 15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

LEXO TE PLOTE