LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supergrabitja e Rinasit/ Artan Hoxha nxjerr sekretin e madh

25 Prill 2019, 20:39, Aktualitet CNA
Supergrabitja e Rinasit/ Artan Hoxha nxjerr sekretin e madh

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, gjatë emisionit  ?Opinion? të mbrëmjes së të Hënës zbuloi se njëri prej autorëve të grabitjes së Rinasit, Oltion Veseli, kishte kryer studimet në Jemen dhe më pas kishte shkuar të luftonte ndaj talebanëve në Pakistan dhe Afganistan.

Hoxha theksoi se në momentin kur Veseli është kthyer në Shqipëri nga luftimet i kapur nga forcat amerikane ka qenë nën vëzhgimin e forcave të antiterrorit

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, ndërsa diskutohej kjo temë, gazetari i kronikës zbuloi se në Qershor të vitit 2007, kur presidenti amerikan George Bush Junior vizitoi qytetin e Fushë Krujës, Oltion Veseli është dërguar në një kamp në qytetin e Sarandës për tu mbajtur i izoluar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale./CNA.al

Lajmet e fundit nga