LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk tërhiqet/ Do të shkojmë në zgjedhje

25 Prill 2019, 12:05, Aktualitet CNA
Rama nuk tërhiqet/ Do të shkojmë në zgjedhje

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, është treguar i prerë në qëndrimin e tij, sa i takon zgjedhjeve vendore.

Rama e ka bërë të qartë se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet vendore, edhe pse sipas tij dy partitë e opozitës kanë zgjedhur rrugën e vetëshkatërrimit.

?Ata kanë zgjedhur atë që njihet si rrugë e vetshkatërrimit, aty ku opozitat kanë vendosur që të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë një rrugë rrënimi dhe në vend që të luftojë me program dhe me ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e saj, ka vendosur që t?i nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. E në vend që ti udhëheqë ka vendosur ti përdorë si mish për top, duke u fshehur pas tyre. Kjo është e rëndë dhe e papranueshme nga askush, madje as nga vetë zgjedhësit e Bashës dhe Kryemadhit?-tha Basha.

Më tej, kreu i qeverisë tha se pavarësisht kërcënimeve, nuk ka rrugë tjetër,  përveçse zhvillimi i zgjedhjeve.

?Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveçse të vijojmë rrugën tonë, pavarësisht kërcënimeve, shtanazheve apo rreziqeve të një procesi, pasi kryetarët e dy partive dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do dëmtojnë zgjedhjet. Unë i mirëkuptoj ata që thonë se zgjedhjet pa këto parti është anormale, por kjo nuk është as zgjedhja dhe as faji ynë?-u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga