LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e opozitës/ 640 milion lekë kosto shqiptarëve

25 Prill 2019, 08:01, Aktualitet CNA

Protestat e njëpasnjëshme të opozitës joparlamentare, të karakterizuara nga aktet sistematike të dhunës dhe vandalizmat, përpos dëmtimit të imazhit të Shqipërisë, kanë një kosto ekonomike për taksapaguesit shqiptarë. Shqiptarja.com ka siguruar të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe të Bashkisë së Tiranës mbi koston e protestave të opozitës, për periudhën shkurt-prill 2019, kosto e cila pritet të marrë përmasa të tjera gjatë javëve në vijim, pasi PD-LSI kanë vendosur përshkallëzimin e aksionit të tyre radikal, me qëllim detyrimin e shumicës për të larguar kryeministrin. Deri më sot protesta e dhunshme të PD-LSI u kanë kushtuar shqiptarëve 640 milionë lekë.

Vetëm Policisë së Shtetit, e cila paguhet nga të gjithë taksapaguesit, protestat e deritanishme të opozitës i kanë kushtuar 61 838 138 lekë. Konkretisht, pashijet e dëmtuara nga dhuna e protestuesve, gjatë të gjitha protestave, ku përfshihen kamera trupi policie, mburoja plastike, skafandra, xhamat dhe tapiceria e një mjeti policie, kanë kushtuar 776 600 lekë. Për çdo protestë të opozitës janë angazhuar mijëra punonjës policie, edhe jashtë orarit zyrtar të punës.

Kostoja e orëve shtesë të uniformave blu, për menaxhimin e protestave të opozitë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, është 60,361,538 lekë. Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, për menaxhimin e protestave të PD-LSI, për periudhën shkurt-prill, janë angazhuar 14.182 punonjës policie, ndërsa llogariten 103 504 orë shtesë. Ndërkaq, kostoja e barrierave të vendosura nga policia para institucioneve shtetërore, por që janë dëmtuar nga protestuesit e dhunshëm gjatë konfrontimeve me policinë dhe sulmeve ndaj godinave shtetërore, është 700,000 lekë.

Kostoja për Bashkinë e Tiranës 
Dëmi që kanë shkarkuar protestuesit e dhunshëm në qytetin e Tiranës, sipas shifrave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, është 2 539 834 lekë. Këtë shumë, Bashkia e Tiranës ia ka faturuar Partisë Demokratike, përmes 7 gjobave. Dëmi financiar konsiston në shkatërrimin e e shtyllave ndriçuese, gjelbërimit, pemëve etj. Sipas të dhënave, koston më të madhe përfshin dëmi që u është bërë fasadave të godinave shtetërore, sidomos fasadës së Kryeministrisë.

Lajmet e fundit nga