Connect with Us

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë

Aktualitet

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë

Publikuar

-

Me 15 Prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë,  komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, prokurorin Salin Hasa.

Ky i fundit, prej vitesh punon në Prokurorinë e Sarandës dhe tashmë i erdhi koha dhe që ta drejtojë.

Hasa, mori drejtimin e prokurorisë pas  shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit.

Nuk dihet nëse Hasa do të ketë fatin e Ademit, pasi u zuri dhe vendin, por nga një vëzhgim që CNA.al ka bërë si në aspektin profesional ashtu dhe në atë të pasurisë, ka disa detaje që ngrejnë dyshime.

Kështu, në vitin 2015 në media është raportuar se prokurori Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, atëherë rrezikon të shkarkohet.

Ndërsa në vitin 2018, Prokurori Sali Hasa është bërë objekt i emisionit “Fiks Fare”. Ai është akuzuar nga qytetari Lulzim Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dhe e Apelit Gjirokastër e kishte rrëzuar dy herë prokurorinë, pasi sipas tyre hetimet nuk ishin bërë siç duhej. Ndërkohë, përgjatë viteve nga 2016 e deri më 2018 kur është bërë denoncimi publik, kanë humbur jo vetëm gjurmët, por edhe provat dyshohen të kenë shkuar për skrap.

Lulëzim Sino nga Saranda është ankuar në Fiks Fare pasi, sipas tij, prokurori Sali Hasa, në vend që të hetonte, i ka zvarritur hetimet, duke e përplasur atë në gjykata si dhe duke pushuar çështjet që ai duhet të hetonte. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej në këtë rast, apo gjithçka është harruar pas denoncimit publik.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se familjen e tij, prokurori e ka të punësuar në shtet. Për më tepër të gjithë i ka specialista nëpër institucione duke nisur nga gruaja, djali dhe vajza.

Të jetë rastësi, apo të qenit prokuror të jep privilegje? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje nga Vettibgu.

Gruaja, specialiste në OSSH, Sarandë, djali specialist, fillimisht në Shërbimin Kombëtar të Punësimit pas në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, ndërsa vajza fillimisht asisitente, kryetarit të AKEP, më pas specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, për të vijuar më tej, si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ajo që bie gjatë deklarimit të pasurisë në vite, është nëj dhuratë, që iu dhënë fëmijëve të prokurorit.  Dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Prokurori, nuk e ka deklaruar vlerën dhe personin që ka dhuruar këtë pasuri të patundshme.

Prokurori Sali Hasa, vërtet punon dhe jeton në Sarandë por një  shtëpi  banimi me sipërfaqe 153 metër katror që kushton 50 000 dollarë e ka edhe në Durrës.

Viti 2004

Truall ndërtimi 500 metër katror, blerë, 500 000 lekë, që me 9.05.2001.

Shtëpi banimi e ndërtuar mbi këtë truall e papërfunduar, 2 000 000 lekë,  pasuri kjo e vënë me 20.10.2003.

Depozitë, nga të ardhurat dhe shitja e truallit dhe banesës së papërfunduar, 2 500 000 lekë. Para të krijuara me 19.03.2004.

Paga  si prokuror në Sarandë, 426 525 lekë.

Paga e bashkëshortes, si shefe e personelit dhe e administratës në KESH, Sarandë, 600 000 lekë.

Paga për vitin 2003, si shef i komisariatit të Policisë, 484 120 lekë.

Paga për vitin 2001-20012, si shef komisariariti, 996 000 lekë.

Viti 2005

Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror, në Durrës. (Nuk e deklaron sa kushton).

Paga si prokuror, 953 865 lekë.

Paga e bashkëshortes, 264 000 lekë.

Viti 2006

Shtëpi Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror,në Durrës.

Këtë vit ka ka deklaruar se ka kushtuar 50 000 dollarë.

Paga si drejtues i prokurorisë, Sarandë, 1 169 424 lekë.

Paga e bashkëshortes, 294 000 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare, 225 000 lekë.

Depozitë bankare, 430 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 996 000 lekë.

LEXO EDHE:  Foto/ Ja çfarë duhet të blini patjetër sapo të bëheni të pasur

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.

Viti 2008

Një autoveturë Benz Mercedez blerë në muajin Dhjetor 2008, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, si prokuror, 1 084 428 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 684 000 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit civil, i Gjykatës Tiranë, për pagën e qëndrimit në dispozicion  të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, 349 170 lekë.

Depozitë bankare me afat një vjeçar, 500 000 lekë.

Kontratë huaje, 1 000 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokuror, nga data 01.01.2009 deri me datë, 31.05.2009, në shumën 332 475 lekë.

Të ardhura, nga paga si oficer i Policisë Gjyqësore, nga data 31.05.2009-31.12.2009, në shumën 333 470 lekë.

Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar, 550 000 lekë.

Ripërsëritje e kontratës së depozitës me afat një vjeçar,5 57 000 lekë.

Viti 2010

Paga si prokuror në Sarandë, 818 060 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 558 000 lekë.

Viti 2011

Paga si prokuror në Sarandë, 1 032 656 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 552 000 lekë.

Kredi bankare për një apartament në Sarandë, me interes 3 përqind, akorduar nga Bashkia Sarandë, në shumën 3 168 000 lekë. Kësti mujor, 17 500 lekë.

Viti 2012

Shitje autoveture, 2 200 euro.

Blerje e një audi të përdorur A4, për djalin, viti 1997, 850 euro.

Blerje e një Opel Corsa, viti 2003, për vajzën, 900 euro.

Paga si prokuror në Sarandë, 957 257 lekë.

Paga e bashkëshortes, si teknike specialiste tek Çez, 678 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 160 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror, 957 257 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 lekë

Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 240 000 lekë

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 318 000 lekë.

Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa (nuk e thotë ku), 600 euro.

Të ardhura nga punësimi i vajzës Ada Hasa në AKEP, si asistente e kryetarit, 354 000 leke.

Viti 2014

Të dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Nuk e ka deklaruar vlerën.

Vajza ka blerë një tjetër autoveturë të markës, Forf Fusion në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 628 496 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 678 000 lekë.

Të ardhura të pëfituara nga gjykimi i zhvilluar në Gjykatën Administrative, Tiranë,, me paditëse, vajzën Ada Hasa, dhe të paditur punëdhënësin e saj AKEP, për shkelje të kontratës,  270 000 lekë.

Të ardhura nga përfundimi i depozitës më afat një vjeçar, 800 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës Audi, 400 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje cash, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 408 131 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 558 324 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 502.140 lekë.

Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, 207.105 lekë.

Viti 2016

Djali ka blerë një autoveturë të markës Volsvagen Golf e vitit 2005, që ka kushtuar 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 349 598 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si specialiste në OSSHE, dega Sarandë, 590 512 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dega Durrës, 370 226 lekë.

Të ardhura nga punësimi i djalit, si specialist në Rektoratin e Universitetit të Tiranës,është 158 156 lekë.

Të ardhura nga paga e vazjës si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në shumën 233 168 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rreziku që sjell alkoli te fëmijët

LEXO EDHE:  Bëmat e gjyqtarëve të Apelit/ Ish anëtari i KLD fsheh pasurinë?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Tragjedi në një spital/30 fëmijë humbin jetën nga mungesa e oksigjenit

LEXO EDHE:  Drejt postit të kryeprokurores së Apelit/ Si ka ndryshuar pasuria e Rozeta Qirjaqit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: