LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalet Dritan Dajti/ I kundërvihet prokurorisë

25 Prill 2019, 09:55, Aktualitet CNA
Nuk ndalet Dritan Dajti/ I kundërvihet prokurorisë

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, dhe e dënoi këtë të fundit me 25 vite burg, organi i akuzës bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Por, Dritan Dajti ka vendosur sërish të sfidojë drejtësinë, duke bërë kundër rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Sipas gazetarit të Report TV, Arsen Rusta, me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë, si i bërë në kushte joligjore. Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces. Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”.

Lajmet e fundit nga