LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ne jemi gati, por a jeni edhe ju”/ Deputeti i ri sfidon mazhorancën

25 Prill 2019, 09:38, Aktualitet CNA
“Ne jemi gati, por a jeni edhe ju”/ Deputeti i ri sfidon

Deputeti demokrat Korab Lita, gjatë fjalës së tij sot në seancën plenare, ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga foltorja e Kuvendit, Lita u shpreh se deputetët e rinj të opozitës parlamentare, janë gati të votojnë Reformën Zgjedhore, por  pyetja sipas tij është nëse janë gati për këtë edhe deputetë e mazhorancës.

?Shqipëria është  i vetmi vend ku bëhen pazare politike. Është vendi, ku kryetari i partisë uzurpon të gjitha pushtetet.

Jam i sigurtë se të gjithë deputetët e opozitës parlamentare janë gati të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjehdor, por a jeni gati ju të mazhorancës?-tha Korab Lita.

Gjithashtu ai vuri theksin te problematikat me të cilat përballet media, ndërsa u shpreh se uzurpimi i saj nga pushteti tashmë është ndërkombëtarizuar.

?Raporti i Gazetarëve pa Kufij, tregoi se tashmë uzurpimi i media nga pushteti tashmë është ndërkombëtarizuar. Përgjegjës për këtë është kryeministri Rama.

Gazetarët pa kufij treguan atë që mediat shqiptare nuk mund ta thonë . Media në Shqipëri është nën thundrën e diktatit të pushtetit. Kanë vetëm dy zgjidhje, ose t?ju bindëen ose të falimentojnë?-u shpreh Korab Lita.

Lajmet e fundit nga