LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpëtoi burgimit të përjetshëm/ Zbardhet kundër rekursi i Dajtit për Prokurorinë

25 Prill 2019, 15:03, Aktualitet CNA
I shpëtoi burgimit të përjetshëm/ Zbardhet kundër

Avokatët mbrojtës të Dritan Dajtit me 18 Prill 2019, kanë bërë kundër rekurs në Gjykatën e Lartë,  ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Në parashtresën e se siguruar nga CNA.al argumentohet se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë kundër ligjit.

Në këto rrethana, Dritan Dajti dhe përfaqësuesit e tij ligjorë  i kërkojnë Gjykatës së Lartë që të mos pranojnë rekursin e Prokurorisë së Apelit, pasi është bërë në kushte antiligjore.

Konkretisht,  lidhur me  Nenin 447/2 te K.Pr.Penale, të cilit i referohet prokurori shprehimisht thuhet: ?Gjykata e rigjykimit i përmbahet vendimit të Gjykatës së Lartë për çdo çështje të së drejtës që është vendosur me të?.

Por në fakt, sipas Dajtit, rezulton krejt e kundërta.

Prandaj, Gjykatës së Lartë i është kërkuar, mospranimi i Rekursit të paraqitur nga Prokurori Isa Jata me datë 13.03.2019, kundër vendimit Nr.13, datë 08.02.2019, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Argumentet

“Që Gjykata e Lartë jo vetëm nuk ka vendosur për asnjë çështje të së drejtës që lidhet me gjykimin e shkurtuar, por më kryesorja se në këtë vendim nuk përmendet fare si term ky gjykim i posaçëm. Prokurori këtë vendim të Gjykatës së Lartë e ka konsideruar në rekurs si argumentin ?kyç? për të legjitimuar ?shkeljen e rëndë? të nenit 447 të K.Pr.Penale.

Në rekurs, prokurori lidhur me rrethanat e vrasjes së punonjësit të policisë Fatos Xhani, deklaron se: ?Sapo janë afruar tek mjeti “Touareg?, punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip ?Touareg? dhe me thirrjen ndal policia i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur atë.

Për të vërtetuar sa më sipër si dhe shkakun e vdekjes, prokurori i ka paraqitur gjykatës si provë kryesore, Akt-Ekspertimin Mjeko Ligjor me Nr. 316 date 13.08.2009, të viktimës Fatos Xhani, ku ekspertët, për 3 plagët tejshpuese të konstatura në trupin e viktimës kanë konkluduar që janë shkaktuar nga tre qitje me armë zjarri. Qitjet janë realizuar me drejtim nga e majta në të djathtë, lehtësisht nga prapa- përpara dhe nga lart-poshtë. Qitjet janë realizuar në distancë të afërt dhe se  shkaku i vdekjes së shtetasit Fatos Xhani ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik, si pasojë e kalimit në trup të tre predhave arme zjarri”, thuhet në kundër rekursin e Dajtit.

Lapsuset e Prokurorisë

Sipas kundër rekursit të ushtruar nga Dritan Dajti dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, lapsusi në këtë rast ka të bëjë me faktin se prokurori, akuzën se Dritan Dajtit e ka qëlluar të ndjerin Fatos Xhani përballë, ka dashur t?a vërtetojë me një provë që vërteton krejtësisht të kundërtën, që punonjësi i policisë Fatos Xhani, është qëlluar tre here pas shpine nga afër dhe nga lart poshtë.

Po në rekurs, prokurori lidhur me rrethanat e vrasjes së punonjësit të policisë Sajmir Duçkollari, deklaron: ?Po nga brenda makinës nga i pandehuri është hapur zjarr në krahun tjetër të makinës, nga brenda jashtë me dy armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi tjetër i policisë Sajmir Duçkollari, i cili ka qenë i veshur me një xhup policie e në kokë ka patur kapele me mbishkrimin ?DEA? dhe ky ishte afruar në krahun tjetër të mjetit tek dera e pasme e pasagjerit, e ka tentuar të hapë derën, për të kapur personin në kërkim që ishte në mjet?.

“Lapsusi në këtë rast ka të bëjë me faktin se prokurori, akuzën se Dritan Dajti e ka qëlluar të ndjerin Saimir Duçkollari përballë, ka dashur t?a vërtetojë me një provë që vërteton krejtësisht të kundërtën; që punonjësi i policisë Saimir Duçkollari, është qëlluar një herë pas shpine nga afër dhe një herë  nga e majta në të djathtë.

Dy predhat e sekuestruara në keqyrjen e kufomave të punonjësve të policisë Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollari në Durrës me datë 07.08.2009, u përkasin fishekëve standart luftarake të fabrikuar të kalibrit 9 mm (9×19) që përdoren si municion për pistoletat e kalibrit 9 mm (9×19) dhe automatikët MP5 UZI , ?BERETTA? etj, të kalibrit 9 mm (9×19).

Nisur nga fakti që të gjykuarit Dritan Dajti në vendngjarje iu sekuestrua një revolver ?Madeo Rosi S.A? e markës ?Made in Brasil? me Nr.D993467 dhe një pistoletë tip ?HS 2000?, prokurori përsëri ka provuar të kundërtën, që predhat e gjetura në parakrahun e të ndjerit Sajmir Duçkollari dhe te ndjerit Kastriot Feskaj, rezultojnë të jenë qëlluar nga armët që dispononin punonjësit e policisë së shtetit të pranishëm në vendngjarje”, thuhet ndër të tjera në kundër rekurs./CNA.al

Lajmet e fundit nga