LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e Rinasit/ Artan Hoxha: U dekonspiruan hetimet

25 Prill 2019, 19:35, Aktualitet CNA
Grabitja e Rinasit/ Artan Hoxha: U dekonspiruan hetimet

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, nga studioja e emisionit ?Opinion? zbardhi detaje të reja për grabitjen e ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 9 Prill.

Sipas Hoxhës, hetimet u dekonspiruan në momentin që dikush nga brenda i dha informacione medias se Alkond Bengasi është penduar dhe bashkëpunon me drejtësinë.

Më tej Hoxha u shpreh se, që të merren të mirëqena të gjitha deklaratat e Bengasit, duhet të ketë edhe prova të tjera.

?Që të merren të mirëqena të gjitha deklarimet e Alkond Bengasit duhet të ketë edhe disa prova të tjera. E dyta, personit që bashkëpunon me drejtësinë i garantohet urdhër mbrojtje nga një komision i posaçëm. Bengasi e ka dhënë dëshminë me dyer të mbyllura por në momentin që ka hyrë ai të dëshmojë në ekranet televizive ka dalë që ai është penduar dhe ky është dekonspirim i pastër i hetimeve. Bengasi ka thënë që është punëtori i servisit dhe ai ska nga ta dijë se kush ka qenë në pistë?,-tha Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga