LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Si do të transformohet Piramida e Enverit

25 Prill 2019, 12:19, Aktualitet CNA

Piramida në kryeqytet do t?i nënshtrohet rikonstruksionit. Në projektin e paraqitur, parashikohet një ndryshim thelbësor në aspektin vizual.

Projekti parashikon krijimin e një piramide të hapur, më dyer xhami që më së shumti do të qendrojnë hapur, e rrethuar nga një pyll të ngjashëm me atë në qendër të kryeqytetit si dhe e aksesueshme nga të gjithë.

Projekti parashikon rigjallërimin e zonës duke krijuar një hapësirë relaksi me stola, kafene e bibliotekë.

Po ashtu, parashikohet të ndërtohen shkallë betoni në pjesën e sipërme që shkojnë nga poshtë lart.

Piramida e ndërtuar në fund të viteve ?80 si muze i diktatorit, Piramida humbi funksionin e saj në vitet ?90. Përgjatë viteve ajo ka shërbyer për funksione të ndryshme private dhe publike. më herët ka ekziktuar një projekt që parashikonte shembjen e saj dhe ndërtimin e korpusit të ri parlamentar të vendit. projekti nuk u realizua dhe piramida prej disa vitesh ka mbetur si godinë e braktisuar, e pavizitueshme dhe në degradim nga mungesa e investimeve./ Tema

Lajmet e fundit nga