Connect with Us

Burgjet, situatë alarmante/ Deputeti: Sa më shpejtë interpelancë, disponoj fakte tronditëse

Aktualitet

Burgjet, situatë alarmante/ Deputeti: Sa më shpejtë interpelancë, disponoj fakte tronditëse

Publikuar

-

 Fakte më të renda se këto të publikuarat ditën e sotme do të dalin… Paralajmërimin e ka bërë Lefter Maliqi, deputeti i listës së PD-së së Beratit, që theu urdhërin e Lulzim Bashës dhe pranoi mandatin e ofruar nga KQZ.

Nëpërmjet një postimi të publikuar pak më parë në faqen e tij në rrjetin social, Maliqi i ka bërë thirrje drejtuesve të Parlamentit të mos vonojnë akomë më shumë kërkesën e tij për interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.  Interpelancë e kërkuar shkresërisht prej tij që në datën 15 Prill dhe që ende nuk është futur në axhendë.

I kontaktuar nga CNA.al lidhur me këtë mesazh, Maliqi tha se situata nëpër burgjet shqiptare po degradon më tej dhe është alarmante. Ai thotë se konflikti midis drejtorit të ri të Përgjithshëm, Agim Ismaili dhe atij të Policisë së burgjeve, Bardhyl Kaçorri, nuk është asgjë përpara fakteve që ai disponon dhe që pret t’ja parashtroj Parlamentit. Më qëllim që kjo situatë alarmante të ndalet .

“Ato çka janë publikuar sot nga TV “Neës 24″ nuk janë asgjë përpara atyre fakteve që unë, si zvendësdrejtor i Përgjithshëm që kam qenë, di”,- tha për CNA.al Maliqi,duke risjellë në vëmendje shkëmbimin e mesazheve midis dy titullarëve të burgjeve. Në njerin prej të cilëve Ismaili flet për takime të padokumentuara të zyrtarëve të burgut me të dënuarit VIP-a.

LEXO EDHE:  Punonjësit e burgjeve/ Parlajmërimi i fortë i ministres Gjonaj

“Siguria në burgje drejt degradimit,konflikti i fundit i cili ka kohë qe zien midis drejtorit te sukseshem profesor Kacorrit dhe Drejtorit të pergjithshem Ismaili tregon qart dy anë të kunderta te drejtimit.Per keto dhe shumë të tjera më te renda ,kam qe me dt 15 Prill qe kam kërkuar interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë.Qeveria të reagoj sa s’është vonë.Ju siguroj që kjo Interpelancë me Ministren e Drejtësis do ketë interes te madh publik”,- shkruan deputeti i listës së Beratit që thyeu urdhërin e Lulzim Bashës për të mos pranuar mandatin dhe pranoi të vëvendësonte deputetin mandatdjegur Astrit Veliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Tenderat fiktivë/ Zbardhen përgjimet mes Iljaz Labit dhe administratorëve të firmave private

LEXO EDHE:  Nuk pyet as për ministren/ Kush është drejtori që fyen e kërcënon administratën

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Te burgosurit në Facebook/ Kontrrollet nuk i kapin dot

 

LEXO EDHE:  Punonjësit e burgjeve/ Parlajmërimi i fortë i ministres Gjonaj

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Disa pyetje për ‘avoketërit’ e Ben Blushit

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Përfundon testimi i punonjësve të burgjeve, 766 persona nuk e kaluan testin

LEXO EDHE:  Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE