LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skenari i opozitës/ Fillon përshkallëzimi i protestës

24 Prill 2019, 07:55, Aktualitet CNA
Zbulohet skenari i opozitës/ Fillon përshkallëzimi i

Ashtu sikurse ishte parlajmëruar, Partia Demokratike nga nesër do të fillojë përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke bllokuar akset kombëtarë kryesore.

Kështu që mësohet se degët lokale nesër nga ora 18:00 deri në 19:00, do të ketë bllokim të rrugëve.

Dega e PD-së në Shkodër bën të ditur se ?Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e rradhës të kryesisë së Partisë Demokratike,dega Shkodër.

Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë,në formë proteste.

Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot. Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj.?

Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë.  Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Lajmet e fundit nga