LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Basha tallet me demokratët

24 Prill 2019, 11:31, Aktualitet CNA
Video-Basha tallet me demokratët

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshje me 10 parti, për të krijuar koalicionin opozitar.

Por, edhe pse ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale, Lulzim Basha për të qënë në qendër të vëmendjes mediatike, dje firmosi një marrëveshje koalicioni dhe doli e ripërsëriti të njëjtat fjali, që nuk hyjmë në zgjedhje pa u krijuar kushte për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe tha që largimi i Ramës është kusht i panegocieshëm.

Por, më kë firmosi marrëveshje Lulzim Basha.

Të njëjtët persona që tashmë kanë firmosur marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë qënë në alancë edhe me Edi Ramën, përjashtuar këtu aleatët natyralë të PD-së, Partia Republikane, e Fatmir Mediut dhe LZHK-ja, e Dashamir Shehit.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, Lulzim Basha dje ka firmosur marrëveshje edhe me parti anonime, që nuk i njeh dhe as nuk i voton askush, siç është Partia Popullore Kristjan Demokrate.

Kreu i kësaj force politike anonime, ditën e djeshme në takimin me Bashën, shpalos edhe një flamur dhe bëhet qesharak.

Sikurse shikohet në videon e mëposhtme, me aleatët që ka zgjedhur të bëjë opozitë Lulzim Basha, duket se është një tallje me demokratët.

Madje as Nard Ndoka nuk është tallur me demokratët, sikurse po bën kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha.

Me të tillë njerëz, Basha pretendon se do të vijë në pushtet e do përfaqësojë demokratët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga