LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat për punësimin/ Rama kapet duke gënjyer

24 Prill 2019, 11:15, Aktualitet CNA
Shifrat për punësimin/ Rama kapet duke gënjyer

Ish kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka ballafaqaur shifrat e ofruara nga INSTAT me shifrat e deklaruara nga Rama, në lidhje me punësimin.

Sipas Vasilit, Rama gënjen dhe nuk e ka luftuar papunësinë, përveçse shtoi ushtrinë e parazitëve në Kryeministri.

“Ja se si gënjen Edi Rama për papunësinë. Sot INSTAT raporton se gjithsej të punësuar në Shqipëri janë 1.1 milion.

Edi Rama si usta i gënjeshtrës deklaronte kur ishte në opozitë në 2011 se janë 1 milion të papunë. Aritmetikën e shkollëpakut shumë shqiptarë për fat të keq e besuan. Pra është e qartë se Edi Rama gënjeu dhe asnjë gram nuk e luftoi papunësinë përveç se shtoi ushtrinë e parazitëve në kryeministri dhe në administratën shtetërore.

Shikojini vetë deklarimet Edi Ramës dhe shifrat flasin vetë”, shkruan Vasili në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga