LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ka nevojë gjithmonë për një "Koço"

24 Prill 2019, 11:47, Aktualitet CNA
Rama ka nevojë gjithmonë për një "Koço"

Kryeministri ynë gjithmonë ka pasur nevojë për një ledhatar, një ?Koço?, që ta përkëdhelte, t’i tregonte rrugën, t’i mësonte kush janë të mirë e të këqinj, cilët të mbajë miq e armiq, si mbahet partia e si qeveriset Shqipëria, e të tjera si këto.

I madhi ynë kryeministër, dikur kishte mbi kokë komisar Koço Kokëdhimen, që i la gjithë jugun e Shqipërisë, pas Vlorës i shtoi edhe Mallakatrën, Tepelenën, Gjirokastrën e Sarandën.

Biri im, i thoshte Koçoja, dua të bëhem edhe Sekretar i Përgjithshëm, pasi u bë deputet dhe iu hapen orekset se mund të zaptonte Partinë Socialiste, por këtu ngeci gjithçka. Nga PS-ja e dëbuan, shpejt e shpejt Rama e shpalli armik dhe Edi ngeli pa babushin e tij të vogël, Koço Kokëdhima.

Iku Koçoja, por vendi nuk do të ngelej bosh. Dikush do ta zinte dhe me shpejtësi, Baton Haxhiu mori rolin e Koços. I ardhur nga Kosova, filloi të sulmojë, të flasë dhe urdhërojë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes Koços dhe Batonit. Të dy një rol bëjnë. Janë si dy pika uji. Përkëdhelin dhe e mësojnë kryeministrin tonë, por edhe e braktisin dhe e tradhëtojnë.

I krijojnë armiq, besnikë dhe intriga thjeshtë dhe vetëm që të dëgjojnë dhe të përfitojnë sa më shumë.

Batoni ka zëvëndësuar Koçon. Jo se donte vetë, por sepse kryeministri ynë nuk rrinte dot pa një ?Koço?, dhe Haxhiu mund ta bëntë këtë më mirë se askush tjetër.

Lenini dikur ka thënë ?Revoluciuni ka edhe firo, një bie dhe një ngrihet?, këtë parim ndjek edhe Rama ynë. Atij i bie një Koço dhe i ngrihet një tjetër.

Kryeministri ynë nuk jeton dot pa ?Koçon? e tij, edhe pse emrin mund ta ketë Baton./ CNA.al

Lajmet e fundit nga