LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në mes të dallgëve/ 'Butrinti' shpëton 50 emigrantë

24 Prill 2019, 07:08, Aktualitet CNA
Në mes të dallgëve/ 'Butrinti' shpëton 50

Mbrëmjen e djeshme, anija “Butrinti”,  ka mundur të shpëtojë një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme (Turqi) drejt ishullit te Chiosit (Greqi).

Mësohet se anija “Butrinti”, e Forcës Detare, ishte me mision në detin Egje dhe gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, ka shpëtuar gomonen me emigrantë, e cila ishte në mes të dallgëve.

Ministria e Mbrojtjes njofton se menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke,greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.

Në vitet e fundit që pas nisjes së misionit në Egje, anijet shqiptare kanë shpëtuar disa gomone me emigrantë nga zonat e luftës që tentojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së.

Lajmet e fundit nga