Aktualitet
“Ndonjëherë dhe unë jam e zhveshur”/Këngëtarja e njohur “acarohet” me njerëzit që i kritikojnë fëmijët

Këngëtarja e njohur Pink publikoi këtë fundjavë një foto të fëmijëve të saj, e cila shkaktoi një reagim të madh në rrjet për shkak se djali i saj ishte nudo.
E ftuar në “The Elle Show” ajo ka folur për mënyrën si është ndjerë dhe vendimin që ka marrë:
“Dikush shkoi aq larg sa të thonte se dikush duhet të telefonojë shërbimin për fëmijë… shumë gjëra të ndyra. Dhe kam qarë shumë pas kësaj. Nuk do i postoj më. 2 vjeçarët nuk pëlqejnë të veshim pampers të lagur nga uji, dhe mesa duket në një pikë e hoqi. Unë nuk e mendoj ashtu. Ne jetojmë në një fermë. Fëmijët e mi janë të zhveshur, është gjë që ndodh. Ndonjëherë dhe unë jam e zhveshur.”
Ajo gjithashtu mori kritika dhe për një video të djalit të saj duke luajtur me makina ku dëgjohet se thotë: “Dreqin”.
“Dhe i kuptoj njerëzit që thonë që duhet të jem më e kujdesshme sepse jam në syrin publik dhe duhet ta kisha menduar më parë- kanë të drejtë. Por ka një mënyrë më të sjellshme për ta thënë këtë. Ka një mënyrë të këndshme për të komunikuar online. “- u shpreh Pink.
Këngëtarja gjithashtu u shpreh se do ndalojë së postuari dhe foto të vajzës, sepse është koha e duhur:
“Është një kohë e mirë, ajo është 7 vjeç tashmë. Është koha ta tërheq nga bota dhe ta lë të jetojë jetën e saj më të mirë.”