LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Tërhiqet Rudina Hajdari

24 Prill 2019, 13:44, Aktualitet CNA
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Tërhiqet Rudina Hajdari

Komisioni i Reformës Zgjedhore me vendim të Kuvendit u ndryshua dhe nga 18 anëtarë do të përbëhet vetëm me 10 anëtarë.

Deputeti Korab Lita nga opozita është zgjedhur bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore. Nga deputetët e rinj do të jenë Ralf Gjoni, Nimet Musai, Andi Përmeti i cili pritet të betohet ditën e nesërme.

Ndërkohë deputetja Rudina Hajdari ka dalë nga ky komision dhe vendin e saj do ta zërë deputeti Myslim Murrizi.

Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni do tyë jenë anëtarët socialistë në Komisionin e Reformës Zgjedhore./CNA.al

Lajmet e fundit nga