LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidati i LSI në Korçë merr mandatin

24 Prill 2019, 12:27, Aktualitet CNA
Kandidati i LSI në Korçë merr mandatin

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Vasil Sterjovski, i cili është i pesti në listën e LSI-së, për qarkun e Korçës, ka dorëzuar në KQZ formularin e vetdeklarimit, duke pranuar kështu të jetë pjesë e opozitës parlamentare.

Vasil Sterjovski është edhe kryetar i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian, e shpallur aleate nga Ilir Meta pas disa vizitave në Prespë.

Së bashku me Vasil Sterjovskin, shkon në 31 numri i deputetëve të opozitës në parlament./ CNA.al

Lajmet e fundit nga