LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Bindja Demokratike/ Ja ç’thonë Duma dhe Salianji për krijimin e partisë së re

24 Prill 2019, 19:19, Aktualitet CNA
 Bindja Demokratike/ Ja ç’thonë Duma dhe Salianji

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, e pyetur rreth partisë së re “Bindja Demokratike”, të themeluar nga Astrit Patozi ditën e djeshme, ka preferuar të mos e komentojë.

?Nuk kam asnjë koment për partinë e Patozit. Është vendimi i tyre, por besoj se nuk ia vlen t?i bësh asnjë koment?, – tha Duma për TV “A2-CNN”.

Ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji ngriti akuzën se themeluesit e “Bindja Demokratike”, që në 2013-tën kanë punuar kundër PD-së.

Salianji deklaroi, po për  TV “A2-CNN”, se “Bindja…” ka 700-800 vota në të gjithë Shqipërinë por ato janë vota që i ikin Edi Ramës.

?Në fakt, që prej 2013-ës, një pjesë e themeluesve të BD-së, bordi, apo çfarë quhen ata, kanë punuar kundër PD-së. Kanë shpresuar dhe punuar se duke rrëzuar Berishën do ti merrnin partinë. Për inat të Bashës votonin për Ramën dhe, pa diskutim që, për aq vota sa mund të kenë, 700-800 në të gjithë Shqipërinë, do të jenë vota që i ikin Edi Ramës?,-u shpreh Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga