LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bindja Demokratike/ Astrit Patozi: Jemi si zjarrfikës mes dy zjarreve

24 Prill 2019, 21:14, Aktualitet CNA
Bindja Demokratike/ Astrit Patozi: Jemi si zjarrfikës mes dy zjarreve

Astrit Patozi nga studio e emisionit ?Opinion? sqaroi se Bindja Demokratike është ndryshe nga partitë e tjera të lindura më herët, pasi sipas Patozit, Bindja lindi nga njevoja dhe jo nga urrjetja.

Patozi e cilësoi Bindjen Demokratike si një zjarrfikëse në mes të dy zjarreve.

?Partia jonë është e ndryshme nga të gjitha partitë e tjera që kanë lindur, pasi ne nuk kemi lindur nga urrejtja por nga nevoja. Urrejtja është një gjellë që serviret e nxehtë. Ne jemi menduar gjatë kemi pritur 2 vite. Këtë projekt ia kemi çuar edhe zotit Basha për PD-në por e injoroi e hodhi në kosh duke e privatizuar më tepër PD-në. Bindja Demokratike nuk ka lindur me urrejtje ndaj PD-së. Unë jam një njeri me passion me adrenalinë dhe kam dalë në tregun politik. Ne lindëm për ti hedhur edhe ujë zjarrit të ndezur në Shqipëri ne jemi midis dy zjarrëve si zjarrfikës, mes qeverisë dhe opozitës, që të dyja janë përgjegjëse për këtë situatë?,-tha Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga