Aktualitet
Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari i këtij dikasteri akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë…
Gjykata Themelore e Prishtinës, për herë të dytë e ka gjetur fajtor ish ministrin e Shëndetësis së Kosovës, Ferid Agani, dhe ish sekretarin e kësaj Ministrie, Gani Shabani, duke rikonfirmuar akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Stentat”, raportojnë mediat kosovare.
Sipas tyre, Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim. Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015./CNA.al
Në foto: Ish ministri i Shëndetësisëm Ferid Agani
Në foto: Ish sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...