LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ajo po bëhej një yll i madh"/Zbulohet arsyeja pse Adele dhe ish bashkëshorti i saj u divorcuan pas tetë vitesh

24 Prill 2019, 10:25, Lifestyle CNA
"Ajo po bëhej një yll i madh"/Zbulohet arsyeja pse Adele dhe

?Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë përkushtuar që të rritin djalin e tyre së bashku me dashuri. Si gjithmonë, ata kërkojnë privatësi. Nuk do të ketë komente të mëtejshme?. Ky njoftim nga përfaqësuesit e Adele konfirmuan se ajo dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki, u divorcuan pas tetë vjetësh së bashku dhe tre vjet martesë.

Edhe pse divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi, duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar.

Lajmi shkaktoi befasi në internet dhe kishte njerëz që pyesin se kur këngëtarja do të nxjerrë një tjetër album që tashmë është i garantuar se do të na bëjë për të qarë.

Por tani që gjërat janë qetësuar pak, burimet për ?People? dhe E! Tregojnë se arsyeja e ndarjes duket të jetë e ngjashme me atë të Lady Gaga-s.

Sipas një burimi, orari i punës së këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre.

?Ata kishin shumë të përbashkëta, por sa më shumë kohë kalonte, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ?prapaskenë?, koncertet e vazhdueshme i larguan?, është shprehur burimi./Burimi:Cosmopolitan

Lajmet e fundit nga