LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adriatik Cama sfidon Vettingun/ Zbulohet lidhja e tij me grabitjen e Rinasit

24 Prill 2019, 13:20, Aktualitet CNA
Adriatik Cama sfidon Vettingun/ Zbulohet lidhja e tij me grabitjen e Rinasit

Vettingu, ka nxjerrë në rrugë më shumë se gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka kaluar në filtër. Pjesa më e madhe e tyre janë shkarkuar për shkak të pasurisë së dyshimtë të krijuar ndër vite.

Por ka pasur edhe nga ata prokurorë e gjyqtarë të cilëve iu janë zbuluar lidhjet me eksponentë kriminalë.

Edhe pse në disa raste Vettingu është lëkundur nga dystandartizimi, efektet që ka prodhuar janë për t’u përshëndetur.

Po çfarë ndodh pas këtij procesi me gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. A do të hetohen ata dhe pasuria e tyre?

Janë këto pyetje që ngrihen nga mbarë opinioni publik, ndërsa njohësit e ligjeve justifikohen me argumentin se do të jetë SPAK -u që do të merret me ta. Ligjërisht në fakt, SPAK-u duhet të bëjë një gjë të tillë, po ku është SPAK-u.

Derisa të krijohet ky institucion gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar janë vet’rehabilituar. Absurditeti më i madh është se i shohim sërish në gjykata e prokurori. Me pak fjalë thjesht kanë ndryshuar punën dhe nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.

Një rasti të tillë i përket dhe ish-prokurori Adriatik Cama.

Ky i fundit u shkarkua nga Vettingu, në korrik të vitit 2018 dhe së fundmi e pamë, tek Gjykata e Krimeve të Rënda në rolin e avokatit.

Situata është e tillë. Një prokuror i shkarkuar për pasuri të dyshimtë dhe për lidhje me krimin, bëhet avokati i njërit prej grabitësve të Rinasit.

Ish prokurori i dosjes së ?21 janarit Adratik Cama është  avokat i një prej të dyshuarve në grabitjen spektakolare të Rinasit, Alkond Bengasi

Pra, pavarësisht shkarkimit nga Vettingu, Cama është ende në sistemin e drejtësisë, duke e gëzuar pasurinë që ka vënë  si dhe duke gjurmuar të inkriminuarit, por, jo për t’i prangosur por për t’i mbrojtur.

Shkarkimi  i Camajt nga KPK

Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019 , Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.

Sa i përket kriterit të pasurisë,  KPK vlerësonte se subjekti kishte deklarim të pasaktë dhe kontradiktor për apartamentin me sipërfaqe 76 metra katrorë, të shlyer plotësisht në vitin 2003.

Pasi, në deklaratën e vitit 2003, subjekti e kishte deklaruar këtë pronë me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në deklaratën ?Veting? 3.4 milionë lekë.

Për më tepër, gjithnjë sipas KPK, kontrata e blerjes së apartamentit nuk përputhej me asnjërin prej deklarimeve dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradita që sipas saj ?cenojnë rëndë figurën e prokurorit?.

Një problem tjetër i evidentuar nga KPK është blerja e një pasurie të shënuar ?ish-parkim garazh? në deklaratë dhe ?dyqan? në kontratën e shit-blerjes.  Sipas Komisionit, prokurori Cama nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Gjithashtu nga Komisioni janë konstatuar se nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e një makine, si dhe është evidentuar mosdeklarimi i një llogarie bankare dhe kreditimi i llogarisë së tij dhe të bashkëshortes në shuma të ndryshme nga persona të afërm përgjatë 10 viteve.

DSIK “nxin” Camajn

Edhe raporti i DSIK, ka qenë një tjetër shkak që është përdorur nga KPK, për shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama.

Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.

Bëhej fjalë për një denoncim të kohës kur Cama ishte drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.

Sipas DSIK, së bashku me një prokuror tjetër, subjekti ka kërkuar dhe ka marrë mito nga familjari i një personi të ndaluar për kontrabandë.

Ky detaj është evidentuar gjatë seancës dëgjimore në KPK.

Por Adriatik Cama ka thënë kundërargumentet e tij në lidhje me gjetjet e DSIK.

?Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin, jam besnik i tij. Kam pasur presione kur shteti nuk ekzistonte në vitin 1997, madje edhe për 21 Janarin, por asnjëherë nuk jam trembur. Kam bërë detyrën si prokuror i Republikës. Më lini të vazhdoj detyrën?, ka thënë  Cama, gjatë seancës dëgjimore në KPK.

Mirëpo, asnjë argument nuk i bëri punë, për t’u rikonfirmuar në detyrë.  Edhe pse s është më prokuror, ai është ende pjesë e sistemit të drejtësisë, thjesht ka ndryshuar vendin në sallën e gjyqit./ CNA.al

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama

Prokurori i zhytur në kredi/ Adriatik Cama përballet me Vettingun

Prokurori i zhytur në kredi/ Adriatik Cama përballet me Vettingun

Lajmet e fundit nga