Connect with Us

Teori konspirative/5 histori rreth Disney që do t’ju duken të pabesueshme

Kuriozitete

Teori konspirative/5 histori rreth Disney që do t’ju duken të pabesueshme

Publikuar

-

Borëbardha vdiq

Të shumtë janë ata që mendojnë se Borëbardha nuk mundi dot të vinte sërish në jetë vetëm falë puthjes. Thuhet se princi përfaqësonte vdekjen dhe se erdhi për ta dërguar në jetën e përtejshme. Tingëllon deri diku e arsyeshme por prisni, ka edhe diçka tjetër! Hidhini një sy kështjellës ku ata po shkojnë- e shndërritshme dhe në qiell!

 

Aladdin- i i përket së ardhmes

Ndonëse duket se filmi Aladdin (Aladin) i përket kohëve të shkuara, shumë fansa mendojnë se në të vërtetë i gjithi xhirohet në një botë post- apokaliptike. Xhindi rrëfen se ka qëndruar brenda në llambë për plot 10,000 vite.

Çdo herë që ai bën shaka ose magji i referohet kulturës së shekullit të 20- të. Si mund të jetë në dijeni për këtë, ku gjithçka ka ndodhur në një kohë ku ai nuk ishte prezent? Kështu mendohet se xhindi ishte jashtë llambës në shekullin e 20- të dhe më pas ngjarjet ndodhin në një të ardhme të largët.

Rapunzel është kushërira e Anna- s dhe Elsa- s

Te Frozen, prindërit e Anna- s dhe Elsa- s qenë të pranishëm në një anije që u mbyt, duke mos i kthyer ata më kurrë pranë vajzave. Një nga regjisoret e filmit të animuar, Jennifer Lee u shpreh dikur se dyshja po shkonte në një dasmë, gjë që u dha shkak fansave të mendonin se bëhej fjalë pikërisht për martesën e Rapunzel- it.

Ngjarjet në Frozen marrin jetë fill 3 vite pas mbytjes së anijes dhe organizimit të dasmës. Ju kujtojmë se “Tangled” (film me në qendër protagonisten Rapunzel) u hodh në treg më 24 nëntor 2010, ekzaktësisht 3 vite para Frozen, që u prezantua për publikun më 27 nëntor 2013.

Aq me tepër që Rapunzel shfaqet gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Elsa- s, gjë që i ka bërë të gjithë të mendojnë se nëna e Rapunzel- it është halla e Anna- s dhe Elsa- s.

Tarzan- i është vëllai i Elsa- s dhe Anna- s

Fansat kanë vazhduar akoma më tutje me gjithë historinë e lartpërmendur: Po sikur prindërit e Ann—s dhe Elsa- s të mos kenë vdekur gjatë mbytjes së anijes? Mendohet se çifti mundi të dilte në breg, të ndërtonte një shtëpi në pemë dhe të bënte një tjetër fëmijë. Ju duket histori e njohur?

Po, mund të bëhet fjalë për Tarzan- in. Në fakt e gjitha kjo ka probabilitet të lartë të jetë e vërtetë, nisur nga fakti që prindërit e Tarzan-it u përfshinë gjithashtu në një aksident të tillë. Për më tepër hidhuni një sy prindërve të tij.

PRINDËRIT E ANNA- S DHE ELSA- S VS. PRINDËRIT E TARZAN- IT

A nuk ju sjellin ndërmend dy princeshat e Frozen?

 

Ursula është halla e Ariel- it

Sapo Ursula shfaqet në film për herë të parë, dëgjohet të shprehet se “kur jetonte në pallat kishte festa të mrekullueshme”. Por si mund të ishte ajo pjesë e pallatit mbretëror pa qenë motra e mbretit Triton?

Ndonëse askush nuk e di se si dhe pse Ursula u shndërrua në një oktapod të frikshëm, të paktën e kemi një ide si dukej kur ishte sirenë. Ju kujtohet pjesa e filmit ku Ursula shndërrohet në një vazjë me emrin Vanessa?

Ndjekësit mendojse se meqë Ursula nuk mund të bëhej dot mbretëreshë, tentoi ta siguronte pushtetin në forma të tjera, kryesisht duke u martuar me princa të ndryshëm në tokë. Kur njerëzit morën vesh se në të vërtetë ajo ishte sirenë, nisi gjuetia e tyre ndaj krijesave në fjalë, gjë që shkaktoi edhe vdekjen e mamasë së Ariel- it. Për këtë arsye mbreti e dëboi nga pallati dhe Ursula u zemërua aq shumë sa ndodhta mendoi të shndërrohej në një krijesaë të tmerrshme për t’u hakmarrë./Burimi:Anabel.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Historia e vërtetë e Spartakut, gladiatorit që drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në histori

Publikuar

-

Spartaku drejtoi jo vetëm një revoltë të madhe të skllevërve, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz në shekullin I Para Krishtit, por ai e mposhti vazhdimisht Romën në beteja. Por ende sot motivimet e tij, janë subjekt i debateve midis historianëve. A ishte ai një hero rebel – siç e cilëson legjenda urbane- një grabitës i shkujdesur, apo që të dyja bashkë?

Gjithçka që dime mbi Spartakun, na vjen nga burime të dorës së dytë apo edhe të dorës së tretë, nga historianë të lashtë që kanë lindur disa dekada pas vdekjes së tij në vitin 71 Para Krishtit. Dhe që nga kohërat e lashta, ai është mitizuar gati nga të gjithë. Po kush ishte në fakt Spartaku?

Para se udhëheqësi rebel të drejtonte njerëzit e tij anëmbanë Italisë, dhe të shkatërronte pa mëshirë legjionet romake, ai ishte thjeshte një djalë si gjithë të tjerët. 

Sipas historianëve antikë, Spartaku lindi në Thrakë, rajon që shtrihet sot në një pjesë të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas Luftës së Tretë të Maqedonisë në shekullin II Para Krishtit, shumë thrakë u dërguan më dhunë në Itali, ku u shitën si skllevër. Mes tyre ishte edhe Spartaku.

Sipas historianit grek Apiani nga Aleksandria, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, Spartaku ishte në fillim një ushtar romak, por u burgosur dhe u shit tek një fisnik që zotëronte një arenë gladiatorsh në Kapua, një qytezë afër qytetit të Napolit. Në vitin 75 Pas Krishtit, gati 150 vjet pas vdekjes së Spartakut, historiani romak Plutarku shkroi se Spartaku rezistoi shumë kohë përpara rebelimit të tij si skllav. 

Ai rrëfen se kur u dërgua për herë të parë në Romë për t’u shitur, një gjarpër iu mbështoll rreth kokës kur Spartaku ishte në gjumë. Gruaja e tij, që vinte nga i njëjti fis, dhe ishte një profete, që njihte si zot Dionisin, tha se kjo shenjë do të thoshte që ai do të kishte një fuqi të madhe dhe të tmerrshme, që do ta çonte drejt një fundi tragjik.

Në Capua, Spartaku u detyrua të ndeshej si gladiator nën tutelën e Lentulus Batiatus. Në një moment ai vendosi të revoltohet. Sipas Plutarkut, rebelimi i skllevërve nisi me 78 njerëz që ishin të armatosur vetëm me disa thika kuzhine. Në vitin 73 Para Krishtit, ky grup gladiatorësh të fuqishëm, vendosi të rrezikojë gjithçka për të rifituar lirinë.

Pasi neutralizuan rojet, ata u arratisën. Fillimisht u ndeshën me një karvan udhëtarësh, të cilëve u grabitën armët që kishin me vete dhe arin. Më pas rebelët u nisën drejt shpateve të malit Vezuvit, duke plaçkitur fshatrat përreth, duke ndarë mallin me të tjerët, dhe duke mbledhur gjithnjë e shumë burra gjatë rrugës.

Në fillim Roma, nuk mendonte se një bandë skllevërish, të paraqesin ndonjë kërcënim serioz për të. Ata dërguan Gaius Glaberin që të merrej me këtë çështje. Duke e nënvlerësuar situatën, nuk i dhanë atij as një legjion të plotë ushtarësh. Glaber dhe 3.000 ushtarët e tij bllokuan rrugën e vetme prej nga ku Spartaku dhe njerëzit e tij, mund të largoheshin. 

Por rebelët përdorën degët e hardhive dhe të pemëve, ndërtuan shkallë dhe zbritën faqen shkëmbore, duke sulmuar romakët pas shpine. Pasi shpartalluan me shpejtësi ushtrinë e Glaberit, ata mposhtën shumë shpejt edhe legjionin e Publius Variniusit, me ushtrinë e tij prej 2.000 vetësh.

Këto fitore, bënë që rreth skllevërve, të mblidhen shumë njerëz. Shumë shpejt ushtria e Spartakut arriti në më shumë se 70.000 njerëz. Por Spartaku nuk ishte mendjekthjellët. I vetëdijshëm se nuk kishte asnjë shans të mposhtte të gjithë ushtrinë perandorake të Romës, ai hoqi dorë nga luftimet dhe synoi të rrikthehej në shtëpi. 

Ai dhe njerëzit e tij synuan të udhëtonin drejt veriut, të kapërcenin malet Apenine, të kalonin Alpet, dhe të ktheheshin në tokat e tyre të lindjes në Thrakë dhe Gali. Që të mbronte njerëzit, ai e ndau ushtrinë e tij në dy grupe. Gjysma e ushtrisë, e përbërë nga fiset gale dhe ato gjermanike, ndoqi ish-gladiatorin Kriksus, krahun e djathtë të Spartakut. 

Pjesa tjetër, kryesisht thrakas, ndoqën Spartakun. Megjithëse plani i tij ishte që të rikthehej sa më parë shtëpi, shumë nga burrat e tij kishin plane të ndryshme. Sipas Plutarkut, të mashtruar nga suksesi i tyre, ata vazhduan të shkatërrojnë Italinë. Ndaj senati romak, dërgoi gjeneralin Markus Krasusin që të shtypte rebelimin, duke i vënë në dispozicion 10 legjione.

Kur Spartaku dhe njerëzit e tij u mundën, 6.000 njerezit e tij u kryqëzuan gjatë rrugës që lidh Kapuan dhe Romën, si një leksion për të gjithë rebelët e mundshëm. Ai vetë mbijetoi dhe vazhdoi të udhëtonte drejt veriut. Më pas ndërroi mendje dhe u rikthye në jug drejt Siçilisë. Ai shpresonte të pushtonte ishullin, ku skllevërit ishin revoltuar 3 herë në 70 vitet e fundit. 

Ai planifikoi të shkonte në Siçili me një flotë me anije piratësh, por piratët e mashtruan. Ata morën paratë dhe u larguan para se rebelët të hipnin në anije. 

Spartaku u detyrua të stacionohej përkohësisht në gadishullin e Rhegiumit, në jug të Italisë, për të planifikuar veprimin e tij të radhës. Pas disa ditësh aty u ndesh me Krasusin, ku sllevërit pësuan një humbje të rëndë. Kjo humbje mbolli përçarje në radhët e rebelëve. Spartaku mendohej se gjeti vdekjen në betejën e fundit të rebelëve, edhe pse trupi i tij nuk u gjet kurrë.  

Disa historianë e shohin Spartakun si një rebel egoist, që i çoi njerëzit e tij drejt asgjesimit për shkak të egos së tij të tepruar, duke e shkatërruar ndërkohë Italinë e kohës. Të tjerët nuk bien dakord me këtë pikëpamje, dhe e shohin atë si një figurë frymëzuese që drejtoi mijëra njerëz të thjeshtë kundër Perandorisë Romake. Tek e fundit, Spartakus drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në Romën antike, revolta që kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Keni flokë të yndyrshëm? Ja cili është “ilaçi” që ndihmon eliminimin e yndyrës

Publikuar

-

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë./ Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mos i përdorni më/ Zbuloni arsyet që zbutesit po ju “shkatërrojnë” buzët

Publikuar

-

Gjithmonë kur kemi buzë të thara ose të çara, përdorim zbutës duke menduar se do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: