LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shijoni të sotmen, mos mendoni për të djeshmen"/Këngëtari i njohur bën dedikimin prekës pas vdekjes së motrës

23 Prill 2019, 09:40, Aktualitet CNA
"Shijoni të sotmen, mos mendoni për të

Vetëm 2 vjet më parë nëna e Louis, Johannah Deakin, vdiq pas një beteje të gjatë me leuceminë. Ai publikoi një këngë për marrëdhënien e tij me nënën vetëm dy ditë para vdekjes së motrës së tij të vogël. Kënga e titulluar ?Two of Us? ka të bëjë me faktin që ai e jeton jetën me kujtimin e saj.Por disa ditë më vonë motra e tij 18-vjeçare, Felicite, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër më 13 mars, ndërsa raportohet se humbi jetën nga një atak në zemër.

Së fundmi Louis Tomlinson, bëri dedikimin prekës mbi 1 muaj pas ngjarjes së rëndë dhe zotohet se do të jetojë vetëm momentin, ndërsa pranon se ka qenë i fokusuar te fundi, lidhur me jetën dhe karrierën e tij muzikore.

?Dikush ka thënë kohët e fundit diçka rreth asaj sesi njerëzit përqendrohen në ?fundin e lojës? pa e shijuar. Kam qenë duke menduar shumë se çfarë do të thotë suksesi për mua. Ndiehem sikur e kam përkthyer gabim atë për 3 vitet e fundit. Pritshmëritë dhe aspiratat janë të gjitha të formuara rreth përvojave të mia, sa më shumë që unë përpiqem dhe qëndroj realist, kam dëshirë të bëj një hit i vetëm. Për shkak të kësaj, kam kaluar kaq shumë kohë në këtë album, duke u përpjekur të futem në 40 këngët më të dëgjuara, kur në të vërtetë ndoshta duhet të filloj me atë që unë dua, në vend që të përpiqem të shkruaj në një formulë më specifike. Gjatë javëve të fundit kam vënë shumë gjëra në perspektivë dhe në fakt ajo që duhet të bëj është të shqetësohem më pak për përcaktimin e suksesit komercial. Nuk jam këtu për të konkurruar me Drake dhe Ariana Grande-n. Unë jam këtu për të bërë muzikën që dua dhe për t?i bërë fansat e mi krenarë të thonë se janë fansat e mi. Po kthej një faqe të re sot. Shijoni të sotmen dhe shijoni udhëtimin!?, shkroi Louis Tomlinson të hënën në një postim në Twitter.

Louis u rikthye në studion muzikore të premten, pasi theu heshtjen pas vdekjes së motrës së tij. Në një postim në Twitter ish-anëtari i ?One Direction?  falenderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre:

?Vetëm dëshiroja t?ju falënderoja të gjithëve për fjalët tuaja të bukura gjatë dy javëve të kaluara. Shumë dashuri për ju?.

 

Burimi: Daily Mail

 

Lajmet e fundit nga