LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdoruesit në alarm/WhatsApp bllokon screenshoot-et

23 Prill 2019, 08:24, Aktualitet CNA
Përdoruesit në alarm/WhatsApp bllokon screenshoot-et

WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë ku 1.5 miliardë përdorues janë aktivë në muaj të cilët shkëmbejnë rreth 60 miliardë mesazhe në ditë. Por epoka e screenshoot në chatet e WhatsApp-it po i vjen fundi ose kështu thuhet në thashethemet e portalit WABetaInfo.

Ata që do të hasen me ndryshime të mëdha janë screenshoot-et.Qëllimi është që të ketë një përforcim të privatësisë brenda mesazheve ku sot është shumë e thjeshtë të bësh screenshot një bisedë dhe mund ta publikosh atë po edhe t?ja dërgosh dikujt tjetër.

Lajmi ka të bëjë me një funksion të lançuar nga WhatsApp gjatë javëve të fundit dhe lidhet me sigurinë. Risi është identifikuar në versionin beta 2.19.106 të WhatsApp dhe ende nuk ka një datë të saktë të lançimit, dhe nuk dihen detajet në lidhje me aktivizimin dhe çdo njoftim që aplikacioni do të tregojë në rast të screenshoot-eve.

 

Lajmet e fundit nga